Programi Software Testing

Karakteristikat e programit

Bëhu Software Tester për të siguruar cilësinë dhe funksionalitetin e aplikacioneve software përpara se ato të përdoren nga klientët. Testimi i softuerit është një nga fazat më të rëndësishme të zhvillimit të produkteve digjitale, pasi ndihmon në identifikimin e defekteve, reduktimin e rreziqeve dhe përmirësimin e eksperiencës së përdoruesit. Me rritjen e numrit të aplikacioneve web dhe mobile, kërkesa për profesionistë të Software Testing po rritet vazhdimisht në tregun vendas dhe ndërkombëtar. Ky trajnim, i bazuar në standardet ndërkombëtare ISTQB Foundation Level, do t’ju mësojë konceptet bazë dhe të avancuara të testimit, teknikat e analizimit dhe dizajnimit të testimeve, menaxhimin e defekteve, si dhe praktikat më të mira të industrisë për sigurimin e cilësisë së softuerit.

  Kohëzgjatja: 8 javë / 32 orë

  Pjesëmarrja: 2 hërë/javë

Kompetencat

  • Planifikon dhe ekzekuton testime software sipas standardeve të industrisë.
  • Identifikon, dokumenton dhe raporton defekte në aplikacione.
  • Harton Test Cases, Test Plans dhe dokumentacion profesional të testimit.
  • Përdor teknika moderne të testimit për verifikimin e cilësisë së softuerit.
  • Përgatitet për role si Software Tester / QA Tester.

Certifikimi

Pas përfundimit me sukses të kursit, pajiseni me certifikatë të licencuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit.

Internship

Për të gjithë pjesëmarrësit që kanë përfunduar me sukses Kursin:

Pas përfundimit të kursit, fitoni të drejtën për t'u përfshirë menjëherë në programin tonë të internship-it. Gjatë këtij programi, do të punoni në grup mbi një projekt real, duke u mentoruar nga stafi ynë me përvojë, duke ndjekur një strukturë pune bashkëpunuese dhe profesionale.

Për studentët, në ndjekje të universitetit, garantohet Praktika Mësimore dhe plotësimi i të gjitha dokumenteve të nevojshme nga institucioni juaj arsimor, duke respektuar afatet zyrtare dhe kërkesat përkatëse

Nëse keni nevojë për të zhvilluar praktikën mësimore të kërkuar nga universiteti apo departamenti juaj, ky internship mund të shërbejë edhe për këtë qëllim.

1. Hyrje në Software Testing
  • Hyrje në Software Testing dhe Quality Assurance
  • Roli i testimit në zhvillimin e softuerit
  • Njohja me proceset, teknikat dhe mjetet e testimit
2. Bazat e Testimit
  • Çfarë është testimi dhe pse është i rëndësishëm
  • Diferenca mes Testing dhe Quality Assurance (QA)
  • Errors, Defects, Failures dhe Root Causes
  • 7 Parimet e Testimit
  • Aktivitetet e testimit dhe produktet e punës (Testware)
  • Planifikimi i testimit
  • Monitorimi dhe kontrollimi i testimit
  • Analiza dhe dizajni i testimit
  • Implementimi dhe ekzekutimi i testimit
  • Kompletimi i aktiviteteve të testimit
  • Gjurmueshmëria (Traceability) mes kërkesave dhe testimit
  • Rolet dhe përgjegjësitë në testim
  • Aftësitë dhe praktikat më të mira për testuesit
3. Testimi gjatë Ciklit të Zhvillimit të Softuerit (SDLC)
  • Verifikimi dhe Validimi
  • Modelet Sekuenciale të Zhvillimit
  • Modelet Iterative dhe Inkrementale
  • Agile Software Development
  • Praktikat moderne të testimit
  • Qasja Test First
  • DevOps dhe Testing
  • Continuous Integration (CI)
  • Retrospektivat dhe përmirësimi i proceseve
  • Nivelet e testimit: Component, Integration, System, System Integration Testing, Acceptance Testing
  • Tipet e testimit
  • Confirmation Testing dhe Regression Testing
  • Testimi i mirëmbajtjes
4. Testimi Statik
  • Vlera e testimit statik
  • Diferenca mes testimit statik dhe dinamik
  • Aktivitetet e rishikimit (Reviews)
  • Teknikat e rishikimit
  • Rolet dhe përgjegjësitë në rishikime
  • Tipet e rishikimeve
  • Faktorët e suksesit në procesin e rishikimit
5. Analiza dhe Dizajni i Testimit
  • Hyrje në teknikat e testimit
  • Black-Box Testing: Equivalence Partitioning (EP), Boundary Value Analysis (BVA), 2-Value dhe 3-Value BVA, Kombinimi i EP dhe BVA , Decision Table Testing, State Transition Testing, Use Case Testing
  • White-Box Testing: Statement Testing dhe Coverage, Decision Testing dhe Coverage, Branch Testing dhe Coverage
  • Vlera e White-Box Testing
  • Experience-Based Testing: Error Guessing, Exploratory Testing, Checklist-Based Testing
  • Krijimi i User Stories
  • Shkrimi i Acceptance Criteria
  • Acceptance Test Driven Development (ATDD)
  • Përzgjedhja e teknikës së përshtatshme të testimit
6. Menaxhimi i Aktiviteteve të Testimit
  • Test Plan: Qëllimi dhe përmbajtja
  • Kontributi i testuesit në Iteration dhe Release Planning
  • Entry Criteria dhe Exit Criteria
  • Teknikat e vlerësimit të përpjekjes së testimit (Test Estimation)
  • Prioritizimi i Test Case-ve
  • Menaxhimi i rrezikut në testim
  • Rreziqet e produktit dhe projektit
  • Analiza dhe kontrolli i rreziqeve
  • Monitorimi dhe raportimi i testimit
  • Metrics dhe KPI në testim
  • Raportet dhe komunikimi i statusit të testimit
  • Menaxhimi i konfigurimit
  • Menaxhimi i defekteve (Bug Management)
7. Test Tools dhe Test Automation
  • Mbështetja e testimit përmes mjeteve software
  • Mjetet për menaxhimin e testimit
  • Benefitet dhe rreziqet e automatizimit të testimit
  • Përdorimi i mjeteve për ekzekutimin e testimit
  • Praktikat më të mira për përdorimin e Test Tools
8. Standardet dhe Dokumentacioni i Testimit
  • Standardet ndërkombëtare të testimit të softuerit
  • Dokumentacioni i testimit sipas ISTQB
  • Test Strategy
  • Test Plan
  • Test Case
  • Test Suite
  • Test Execution Report
  • Defect Report
  • Test Summary Report
  • Traceability Matrix
  • Praktikat më të mira për dokumentimin e testimit

Kurse të Ngjashme

Kursi DevOps

DevOps

DevOps është një metodologji e zhvillimit software që integron ekipet e zhvillimit dhe operimeve për të përmirësuar automatizimin, shpejtësinë, stabilitetin, dhe bashkëpunimin në ciklin e jetës së një aplikacioni. Kombinon teknologji, procese, dhe kulturë të bashkëpunojë për përditësime të shpejta dhe cilësi të lartë.

  2 hërë/javë   34 orë
Mëso më Shumë
Data Analysis

Data Analysis

Analiza e të dhënave është procesi i përpunimit, interpretimit dhe zbulimit të informacioneve të vlefshme nga dataset të mëdha. Përdoret për të gjetur tendenca, marrëdhënie, dhe përvoja që ndihmojnë në marrjen e vendimeve të informuara dhe strategjitë e biznesit.

  2 hërë/javë   32 orë
Mëso më Shumë
Software Testing

Software Testing

Bëhu Software Tester për të siguruar cilësinë dhe funksionalitetin e aplikacioneve software përpara se ato të përdoren nga klientët. Testimi i softuerit është një nga fazat më të rëndësishme të zhvillimit të produkteve digjitale, pasi ndihmon në identifikimin e defekteve, reduktimin e rreziqeve dhe përmirësimin e eksperiencës së përdoruesit. Me rritjen e numrit të aplikacioneve web dhe mobile, kërkesa për profesionistë të Software Testing po rritet vazhdimisht në tregun vendas dhe ndërkombëtar. Ky trajnim, i bazuar në standardet ndërkombëtare ISTQB Foundation Level, do t’ju mësojë konceptet bazë dhe të avancuara të testimit, teknikat e analizimit dhe dizajnimit të testimeve, menaxhimin e defekteve, si dhe praktikat më të mira të industrisë për sigurimin e cilësisë së softuerit.

  2 hërë/javë   32 orë
Mëso më Shumë