Programi Web Development MERN
Karakteristikat e programit
JavaScript, gjuhë e përdorur për të shtuar dinamizëm në faqe. JavaScript është gjuhë programimi e thjeshtë e integruar me HTML, është open source dhe cross-platform. Gjerësisht e përdorur për t’iu ofruar klientëve eksperiencën më të mirë të përdorimit. Fullstack web developer profilizohesh duke përvetësuar JavaScript. Sipas statistikave çdo web ka 97,5% të implementuar JavaScript-in.
Kohëzgjatja: 12 javë / 44 orë
Pjesëmarrja: 2 hërë/javë
Kompetencat
Në përfundim të kursit, kursanti do të jetë i aftë të:
- Zhvillojë dhe modifikojë aplikacione web duke përdorur HTML, CSS dhe JavaScript.
- Zbatojë teknika të avancuara me Bootstrap për dizajne responsive dhe UI moderne.
- Përdorë React për krijimin e ndërfaqeve dinamike dhe interaktive.
- Zhvillojë back-end me Node.js dhe Express.js.
- Implementojë dhe menaxhojë databaza MongoDB.
- Krijojë aplikacione të plota me arkitekturë MERN (MongoDB, Express, React, Node).
- Optimizojë performancën e aplikacioneve dhe të sigurojë aksesueshmëri maksimale.
Certifikimi
Pas përfundimit me sukses të kursit, pajiseni me certifikatë të licencuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit.
Internship
Për të gjithë pjesëmarrësit që kanë përfunduar me sukses Kursin:
Pas përfundimit të kursit, fitoni të drejtën për t'u përfshirë menjëherë në programin tonë të internship-it. Gjatë këtij programi, do të punoni në grup mbi një projekt real, duke u mentoruar nga stafi ynë me përvojë, duke ndjekur një strukturë pune bashkëpunuese dhe profesionale.
Për studentët, në ndjekje të universitetit, garantohet Praktika Mësimore dhe plotësimi i të gjitha dokumenteve të nevojshme nga institucioni juaj arsimor, duke respektuar afatet zyrtare dhe kërkesat përkatëse
Nëse keni nevojë për të zhvilluar praktikën mësimore të kërkuar nga universiteti apo departamenti juaj, ky internship mund të shërbejë edhe për këtë qëllim.
1. HTML5
- Hyrje në Teknologjitë WEB
- Website Static dhe Dinamik
- Struktura e HTML-së dhe përdorimi i Tags dhe Atributeve
- Elementet e Tekstit: Tituj, Paragrafë, dhe Listat (të renditura dhe jo të renditura)
- Navigimi me Hyperlinks dhe përdorimi i Imazheve, Videove Audios dhe Favicon
- Përdorimi i Tabelave dhe Form (label, input, select, textarea)
- AI në HTML: Gjenerimi automatik i “skeleton code”
2. CSS3
- Hyrje në CSS dhe llojet e saj (Inline, Internal, Eksternal)
- Sintaksa CSS: Selektori (Selektor), Vetia(Property), dhe Vlera(Value)
- Selektorët CSS: Universal, Tag, ID, Class, Hierarki
- Njësitë e matjes dhe ngjyrat në CSS
- Paraqitja (Layout) dhe responsiviteti me CSS
- AI në CSS: Sugjerime për dizajn responsiv dhe paleta ngjyrash
3. JavaScript (ES6+)
- Hyrje në JavaScript dhe mënyrat e vendosjeve (Internale, Eksternal)
- Variablat dhe dhe Tipet e të Dhënave: String, Number, Boolean, null, undefined
- Strukturat e të dhënave: array, object dhe operatorët aritmetik, krahasimor dhe logjik
- Kushtet (if, if-else, switch) dhe ciklet (while, do-while, for, for in)
- Funksionet dhe manipulimi i DOM
- AI në JavaScript: Gjenerimi i funksioneve dhe optimizimi i kodit
4. Bootstrap
- Hyrje në Bootstrap
- Layout: Breakpoints, Kontejnerë, Grid, Responsivitet
- Komponentët: Navbar, Carousel, Card, Button, Modal, Dropdown
- Përmbajtja: Tipografia, Imazhet, Tabelat
- Form dhe Elementë Ndihmues: Background, Border, Text, Spacing, Display
- AI në Bootstrap: Sugjerime për dizajn UI/UX dhe gjenerim komponentësh
5. React
- Hyrje në React dhe konfigurimi i mjedisit
- Komponentët dhe JSX
- Props dhe stilizimi me CSS
- React Router DOM dhe Hooks (useState, useEffect)
- Form në React dhe ndërveprimi me API (fetch, axios)
- AI në React: Gjenerimi i komponentëve, sugjerime për hooks dhe optimizim performance
6. AI në Frontend
- Skeleton Code Generation: Krijim automatik i strukturës bazë të faqeve dhe aplikacioneve
- Responsive Design & Color Palettes: Sugjerime inteligjente për layout responsiv dhe kombinime ngjyrash harmonike
- Props dhe stilizimi i komponentëve me CSS
- Function Creation & Code Optimization: Gjenerim i funksioneve standarde dhe përmirësim i performancës së kodit
- UI/UX Assistance & Component Generation: Ide për ndërfaqe miqësore dhe gjenerim komponentësh të gatshëm për përdorim
- React Components & Hooks Optimization: Krijim komponentësh React, sugjerime për përdorimin e hooks dhe optimizim performance
7. Node JS
- Hyrje në NodeJS dhe npm
- HTTP kërkesat dhe përgjigjet
- Krijimi i serverit dhe përdorimi i moduleve
- Mjedisi backend
- AI në NodeJS: Gjenerim automatik i strukturës së serverit dhe sugjerime për API
8. Express JS
- Hyrje në Express JS dhe konfigurimi i serverit
- Routing dhe metodat HTTP
- Objektet e kërkesës dhe përgjigjes
- Përdorimi i moduleve: mongoose, cors, express-session, multer
- Lidhja me MongoDB dhe veprimet CRUD
- AI në Express: Gjenerimi i ruteve CRUD dhe optimizim i middleware
9. Mongo DB
- Hyrje në MongoDB (SQL vs NoSQL)
- Përdorimi i MongoDB Atlas: Cluster dhe konfigurimi
- Përdorimi i Mongoose
- AI në MongoDB: Sugjerime për dizajn të databazës dhe gjenerim queries
10. AI në Backend
- Server Structure Generation: Gjenerim automatik i strukturës së serverit dhe sugjerime për API endpoints.
- CRUD Routes & Middleware Optimization Krijim i ruteve CRUD dhe optimizim i middleware për performancë më të mirë.
- Database Design & Query Generation Sugjerime inteligjente për dizajn të databazës dhe gjenerim queries efikase.
11. Git & Github
- Hyrje në Git dhe GitHub
- Konfigurimi i Git dhe krijimi i profilit
- Menaxhimi i Repozitorëve dhe ngarkimi i projekteve
- File-t README.md dhe .gitignore
- Komandat bazë: init, add, status, commit, branch, push, merge, clone
- AI në GitHub: Përdorimi i GitHub Copilot për sugjerime dhe gjenerim automatik të kodit
Kurse të Ngjashme
C/ C++
Nise si duhet karrierën në programim, duke siguruar themele të forta me gjuhët bazë të programimit. C është një gjuhë programimi procedurale. Kodimi i Operating System është komod duke përdorur gjuhën C, sepse ofron një akses të drejtpërdrejt me memorjen, është i thjeshtë në sintaksë. C++ është një gjuhë programimi që përdoret për të koduar aplikacione me performancë të lartë. Kjo gjuhë është object-oriented dhe e strukturuar.
Data Analysis
Analiza e të dhënave është procesi i përpunimit, interpretimit dhe zbulimit të informacioneve të vlefshme nga dataset të mëdha. Përdoret për të gjetur tendenca, marrëdhënie, dhe përvoja që ndihmojnë në marrjen e vendimeve të informuara dhe strategjitë e biznesit.
Web Development Python
Një website perfekt në dizajn dhe funksionalitet. Python është një gjuhë shumë e njohur programimi, e cila përdoret në server për ndërtimin e aplikacioneve Web dhe jo vetëm. Kjo gjuhë programimi ka fituar popullaritet për shkak të sintaksës së thjeshtë dhe lexueshmërisë së qartë. Është një program mjaft praktik si për fillestarët, ashtu edhe për ata që kanë njohuri në programim. Ky program ofron njohuri të plota në zhvillimin e aplikacioneve, duke përfshirë si pjesën e frontend-it ashtu edhe atë të backend-it, duke i përgatitur pjesëmarrësit të bëhen fullstack developer.