Kurse në Sigurinë Kibernetike

Kursi Profesional në Cyber Security & AI është krijuar për të pajisur kursantët me njohuri teorike dhe aftësi praktike në mbrojtjen e sistemeve, rrjeteve dhe të dhënave nga kërcënimet kibernetike moderne. Ky kurs profesional në Siguri Kibernetike në Tiranë kombinon njohuritë teknike me përdorimin e Inteligjencës Artificiale (AI), duke përgatitur kursantët për kërkesat e tregut modern të punës në fushën e Cyber Security.

Programi mbulon sigurinë e rrjeteve, cloud security, IAM, endpoint security, kriptografinë, penetration testing, analizën e sulmeve kibernetike dhe proceset e Incident Response. Përmes këtyre moduleve, kursantët zhvillojnë njohuri dhe aftësi praktike për identifikimin, analizën dhe menaxhimin e kërcënimeve dhe incidenteve të sigurisë kibernetike.

Një fokus i veçantë i kushtohet Inteligjencës Artificiale (AI) në sigurinë kibernetike, duke trajtuar tema si AI-Powered Phishing, Deepfake Voice & Video, zbulimi i kërcënimeve me AI dhe automatizimi i monitorimit dhe analizës së incidenteve. Integrimi i AI në program u mundëson kursantëve të kuptojnë mënyrat moderne të përdorimit të inteligjencës artificiale për identifikimin dhe menaxhimin e kërcënimeve kibernetike. Kursantët njihen gjithashtu me standardet ndërkombëtare të sigurisë së informacionit, përfshirë GDPR, ISO 27001 dhe PCI-DSS, dhe zhvillojnë një projekt praktik të bazuar në skenarë realë të sigurisë kibernetike. Kjo qasje praktike ndihmon në zhvillimin e aftësive të aplikueshme në situata reale dhe në ndërtimin e një portofoli profesional.

Programi është i përshtatshëm si për fillestarë ashtu edhe për profesionistë të IT-së, ofrohet online dhe në prezencë fizike në Tiranë, dhe përmbyllet me certifikim të njohur kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht. Tarifat variojnë nga 27,900 Lek deri në 35,000 Lek. Kursantët angazhohen në projekte praktike reale, zhvillojnë portofol profesional dhe marrin orientim të dedikuar për integrimin në tregun e punës.

Cyber Security

Cyber Security

Siguria kibernetike është mbrojtja e sistemeve dhe të dhënave nga sulmet dhe rreziqet në botën dixhitale. Përdorimi i teknologjisë, praktikave dhe politikave për të parandaluar shkeljet dhe për të ruajtur privatësinë dhe integritetin e informacionit.

  2 hërë/javë   44 orë
Mëso më Shumë