Banner Dominusoft

Çfarë ofrojmë

Shërbime Software dhe Specializim Profesional në Kurse Teknologjie dhe jo vetëm, mbështetur në AI

Pse të zgjedhësh Dominusoft

Dominusoft ofron shërbime të personalizuara për institucione dhe biznese, duke u fokusuar në zhvillimin softuerik, automatizimin e proceseve, marketingun digjital dhe branding. Misioni ynë është të ndihmojmë individët dhe organizatat të maksimizojnë përfitimet nga teknologjia dhe Inteligjenca Artificiale (AI), duke ndërtuar procese dhe zgjidhje që sjellin vlerë reale dhe avantazh konkurrues afatgjatë. Përveç shërbimeve profesionale, Dominusoft i përgjigjet nevojave në rritje të tregut për formim profesional, duke ofruar kurse përgatitore dhe të avancuara në Programim, Dizajn Grafik, Marketing Digital, Siguri Kibernetike dhe Inxhinieri/Arkitekturë. Programet tona integrojnë teknologjitë moderne dhe Inteligjencën Artificiale, duke përgatitur kursantët për sfidat dhe profesionet e së ardhmes

Kurse Profesionale

Certifikim i Licencuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

Zhvillo aftësi praktike në Programim, Dizajn Grafik, Marketing Digital, Cyber Security, Arkitekturë dhe Inxhinieri, përmes kurseve të dedikuara dhe projekteve reale të udhëhequra nga ekspertë të industrisë. Përfitoni certifikim zyrtar nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, me numër licence LN-3743-02-2022, i njohur në tregun e punës dhe i vlefshëm për zhvillimin e karrierës suaj. Investo në dije dhe bëhu gati për sukses profesional me Dominusoft!

Bëhu pjesë e kurseve tona

Fillo rrugëtimin tënd profesional me mentorim praktik dhe projekte reale.

Partnerët Tanë

Zhvillojmë partneritete strategjike B2B me kompani dhe organizata të ndryshme, duke krijuar mundësi bashkëpunimi, praktika profesionale dhe pozicione vakante për kursantët tanë. Këto bashkëpunime lidhin drejtpërdrejt bizneset me talentet e reja dhe kontribuojnë në integrimin e tyre në tregun e punës.