Kurse në Programim

Kurset tona profesionale në Programim ofrojnë një formim të plotë në zhvillimin modern të softuerit dhe analizën e të dhënave, duke përgatitur kursantët për tregun e punës dhe projekte reale në industri. Këto kurse programimi në Tiranë janë të orientuara në zhvillimin web dhe teknologjitë moderne të programimit, duke kombinuar njohuritë teorike me praktikën dhe projektet reale.

Kurset tona në Programim Web përfshijnë Full Stack Web Development me teknologjitë më të fundit si HTML5, CSS3, JavaScript ES6+, React.js dhe Bootstrap për Frontend, ndërsa Node.js dhe Python/Django për Backend, duke mundësuar ndërtimin e aplikacioneve moderne, API-ve dhe sistemeve të sigurta e të shkallëzueshme.

Në të njëjtën kohë, në kurset e programimit trajtohet Java Programming me Java Core dhe OOP për zhvillimin e aplikacioneve enterprise, si dhe Data Analysis me SQL, Excel, Power BI dhe Tableau për analizë, vizualizim dhe interpretim të të dhënave që mbështesin vendimmarrjen.

Programet vijojnë e plotësohen me DevOps, duke përdorur Git, Docker dhe CI/CD për automatizim dhe menaxhim efikas të deploy-it. Kjo qasje u mundëson kursantëve të kuptojnë jo vetëm zhvillimin e softuerit, por edhe proceset moderne të automatizimit dhe implementimit të aplikacioneve.

Çdo modul është i integruar me Inteligjencën Artificiale (AI), e cila përdoret për gjenerim dhe optimizim kodi, analizë të të dhënave, debugging inteligjent dhe automatizim procesesh, duke rritur ndjeshëm efikasitetin dhe produktivitetin në zhvillim. Ky kombinim i teknologjive moderne dhe AI e bën programin një trampolinë ideale drejt karrierës në Programim dhe IT dhe projekteve reale në industri.

Kurset tona në Programim janë të përshtatshme si për fillestarë ashtu edhe për profesionistë me përvojë, duke ofruar fleksibilitet ndjekjeje si online ashtu edhe në prezencë fizike në Tiranë.

Tarifat variojnë nga 27,900 Lek deri në 35,000 Lek dhe programet përmbyllen me certifikim të njohur kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht.

Kursantët angazhohen në projekte praktike reale, zhvillojnë portofol profesional dhe marrin orientim të dedikuar për integrimin në tregun e punës. Në këtë mënyrë, kurset ofrojnë një bazë të plotë praktike për zhvillimin e aftësive të kërkuara në programim dhe ndërtimin e një karriere në teknologji.

Web Design

Web Design (Frontend)

Bëhu Frontend Developer për të krijuar atë që përdoruesi sheh në një browser. Web Design praktikohet si hapi i parë i një programuesi. Me përqafimin e teknologjisë, prezenca e klientëve online dhe blerjeve po shkon drejt rritjes. Në të njëjtën kohë rritet dhe kërkesa për një faqe dinamike, kreative. Faqet e bizneseve në Shqipëri janë në zhvillim, duke siguruar një treg të gjerë pune. Ky trajnim do t’ju mësojë çdo gjë që duhet të dini në lidhje me Web Design, duke përfshirë dizejnim, kontent dhe kodim.

  2 hërë/javë   32 orë
Mëso më Shumë
Web Development- Python

Web Development Python

Një website perfekt në dizajn dhe funksionalitet. Python është një gjuhë shumë e njohur programimi, e cila përdoret në server për ndërtimin e aplikacioneve Web dhe jo vetëm. Kjo gjuhë programimi ka fituar popullaritet për shkak të sintaksës së thjeshtë dhe lexueshmërisë së qartë. Është një program mjaft praktik si për fillestarët, ashtu edhe për ata që kanë njohuri në programim. Ky program ofron njohuri të plota në zhvillimin e aplikacioneve, duke përfshirë si pjesën e frontend-it ashtu edhe atë të backend-it, duke i përgatitur pjesëmarrësit të bëhen fullstack developer.

  2 hërë/javë   46 orë
Mëso më Shumë
Web Development MERN

Web Development MERN

JavaScript, gjuhë e përdorur për të shtuar dinamizëm në faqe. JavaScript është gjuhë programimi e thjeshtë e integruar me HTML, është open source dhe cross-platform. Gjerësisht e përdorur për t’iu ofruar klientëve eksperiencën më të mirë të përdorimit. Fullstack web developer profilizohesh duke përvetësuar JavaScript. Sipas statistikave çdo web ka 97,5% të implementuar JavaScript-in.

  2 hërë/javë   44 orë
Mëso më Shumë
ASP.NET/ C Sharp

ASP.NET/ C Sharp

Microsoft ASP.NET është një framework zhvillimi, që përdoret për ndërtimin e faqeve dinamike, web service, dhe aplikacioneve robuste të përqëndruara tek databaza. Gjatë kursi do të mësoni se si të krijoni aplikacione windows duke përdorur C Sharp. Ju do të merrni njohuri dhe aftësi që do t'ju lejojnë të përmirësoni ndjeshëm performancën dhe shkallëzimin e aplikacioneve windows, duke përdorur visual studio. Fokusi i këtij kursi është të fitoni kompetencat e duhura në zhvillimin e aplikacioneve të internetit.

  2 hërë/javë   32 orë
Mëso më Shumë
C/ C++

C/ C++

Nise si duhet karrierën në programim, duke siguruar themele të forta me gjuhët bazë të programimit. C është një gjuhë programimi procedurale. Kodimi i Operating System është komod duke përdorur gjuhën C, sepse ofron një akses të drejtpërdrejt me memorjen, është i thjeshtë në sintaksë. C++ është një gjuhë programimi që përdoret për të koduar aplikacione me performancë të lartë. Kjo gjuhë është object-oriented dhe e strukturuar.

  2 hërë/javë   34 orë
Mëso më Shumë
JAVA

JAVA

JAVA, më e lehtë për t’u përdorur, për t’u shkruar, përpiluar, korrigjuar gabimet dhe për të mësuar. Java është #1 gjuhë programimi dhe Development Platform. Gjuha e programimit Java është koherente, me kosto të ulët dhe shkurton Development Timeframes. Java është gjuha e parë e programimit për DevOps, AI, VR, Big Data, Continuous Integration, Analytics, Mobile ChatBots. Java është numri një si Development language për microservices.

  2 hërë/javë   32 orë
Mëso më Shumë
Kursi DevOps

DevOps

DevOps është një metodologji e zhvillimit software që integron ekipet e zhvillimit dhe operimeve për të përmirësuar automatizimin, shpejtësinë, stabilitetin, dhe bashkëpunimin në ciklin e jetës së një aplikacioni. Kombinon teknologji, procese, dhe kulturë të bashkëpunojë për përditësime të shpejta dhe cilësi të lartë.

  2 hërë/javë   34 orë
Mëso më Shumë
Data Analysis

Data Analysis

Analiza e të dhënave është procesi i përpunimit, interpretimit dhe zbulimit të informacioneve të vlefshme nga dataset të mëdha. Përdoret për të gjetur tendenca, marrëdhënie, dhe përvoja që ndihmojnë në marrjen e vendimeve të informuara dhe strategjitë e biznesit.

  2 hërë/javë   32 orë
Mëso më Shumë
Software Testing

Software Testing

Bëhu Software Tester për të siguruar cilësinë dhe funksionalitetin e aplikacioneve software përpara se ato të përdoren nga klientët. Testimi i softuerit është një nga fazat më të rëndësishme të zhvillimit të produkteve digjitale, pasi ndihmon në identifikimin e defekteve, reduktimin e rreziqeve dhe përmirësimin e eksperiencës së përdoruesit. Me rritjen e numrit të aplikacioneve web dhe mobile, kërkesa për profesionistë të Software Testing po rritet vazhdimisht në tregun vendas dhe ndërkombëtar. Ky trajnim, i bazuar në standardet ndërkombëtare ISTQB Foundation Level, do t’ju mësojë konceptet bazë dhe të avancuara të testimit, teknikat e analizimit dhe dizajnimit të testimeve, menaxhimin e defekteve, si dhe praktikat më të mira të industrisë për sigurimin e cilësisë së softuerit.

  2 hërë/javë   32 orë
Mëso më Shumë