Programi Web Development Python

Karakteristikat e programit

Një website perfekt në dizajn dhe funksionalitet. Python është një gjuhë shumë e njohur programimi, e cila përdoret në server për ndërtimin e aplikacioneve Web dhe jo vetëm. Kjo gjuhë programimi ka fituar popullaritet për shkak të sintaksës së thjeshtë dhe lexueshmërisë së qartë. Është një program mjaft praktik si për fillestarët, ashtu edhe për ata që kanë njohuri në programim. Ky program ofron njohuri të plota në zhvillimin e aplikacioneve, duke përfshirë si pjesën e frontend-it ashtu edhe atë të backend-it, duke i përgatitur pjesëmarrësit të bëhen fullstack developer.

  Kohëzgjatja: 12 javë / 46 orë

  Pjesëmarrja: 2 hërë/javë

Kompetencat

Në përfundim të kursit, kursanti do të jetë i aftë të:

  • Krijojë dhe modifikojë faqe web duke përdorur HTML, CSS dhe JavaScript.
  • Zbatojë teknikat e dizajnit responsive me Bootstrap.
  • Implementojë funksionalitete back-end duke përdorur Python.
  • Zhvillojë aplikacione web estetike dhe funksionale që përputhen me standardet moderne.
  • Optimizojë përformancën dhe aksesueshmërinë e faqeve web.

Certifikimi

Pas përfundimit me sukses të kursit, pajiseni me certifikatë të licencuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit.

Internship

Për të gjithë pjesëmarrësit që kanë përfunduar me sukses Kursin:

Pas përfundimit të kursit, fitoni të drejtën për t'u përfshirë menjëherë në programin tonë të internship-it. Gjatë këtij programi, do të punoni në grup mbi një projekt real, duke u mentoruar nga stafi ynë me përvojë, duke ndjekur një strukturë pune bashkëpunuese dhe profesionale.

Për studentët, në ndjekje të universitetit, garantohet Praktika Mësimore dhe plotësimi i të gjitha dokumenteve të nevojshme nga institucioni juaj arsimor, duke respektuar afatet zyrtare dhe kërkesat përkatëse

Nëse keni nevojë për të zhvilluar praktikën mësimore të kërkuar nga universiteti apo departamenti juaj, ky internship mund të shërbejë edhe për këtë qëllim.

1. HTML5
  • Hyrje në Teknologjitë WEB
  • Website Static dhe Dinamik
  • Struktura e HTML-së dhe përdorimi i Tags dhe Atributeve
  • Elementet e Tekstit: Tituj, Paragrafë, dhe Listat (të renditura dhe jo të renditura)
  • Navigimi me Hyperlinks dhe përdorimi i Imazheve, Videove Audios dhe Favicon
  • Përdorimi i Tabelave dhe Form (label, input, select, textarea)
  • AI në HTML: Gjenerimi automatik i “skeleton code”
2. CSS3
  • Hyrje në CSS dhe llojet e saj (Inline, Internal, Eksternal)
  • Sintaksa CSS: Selektori (Selektor), Vetia(Property), dhe Vlera(Value)
  • Selektorët CSS: Universal, Tag, ID, Class, Hierarki
  • Njësitë e matjes dhe ngjyrat në CSS
  • Paraqitja (Layout) dhe responsiviteti me CSS
  • AI në CSS: Sugjerime për dizajn responsiv dhe paleta ngjyrash
3. JavaScript (ES6+)
  • Hyrje në JavaScript dhe mënyrat e vendosjeve (Internale, Eksternal)
  • Variablat dhe dhe Tipet e të Dhënave: String, Number, Boolean, null, undefined
  • Strukturat e të dhënave: array, object dhe operatorët aritmetik, krahasimor dhe logjik
  • Kushtet (if, if-else, switch) dhe ciklet (while, do-while, for, for in)
  • Funksionet dhe manipulimi i DOM
  • AI në JavaScript: Gjenerimi i funksioneve dhe optimizimi i kodit
4. Bootstrap
  • Hyrje në Bootstrap
  • Layout: Breakpoints, Kontejnerë, Grid, Responsivitet
  • Komponentët: Navbar, Carousel, Card, Button, Modal, Dropdown
  • Përmbajtja: Tipografia, Imazhet, Tabelat
  • Form dhe Elementë Ndihmues: Background, Border, Text, Spacing, Display
  • AI në Bootstrap: Sugjerime për dizajn UI/UX dhe gjenerim komponentësh
5. AI në Frontend
  • Krijim automatik i strukturës bazë të faqeve dhe aplikacioneve
  • Sugjerime inteligjente për layout responsiv dhe kombinime ngjyrash harmonike
  • Gjenerim i funksioneve standarde dhe përmirësim i performancës së kodit
  • Ide për ndërfaqe miqësore dhe gjenerim komponentësh të gatshëm për përdorim
6. Wordpress (CRM)
  • Hyrje dhe Qëllimi i WordPress
  • Konfigurimi në Localhost dhe Server
  • Template në WordPress
  • Plugin-et në WordPress
  • AI në WordPress: Gjenerimi i përmbajtjes, optimizimi SEO dhe sugjerime për plugin-e
7. Python
  • Hyrje në Python dhe llojet e të dhënave: String, Numër, Boolean
  • Operatorët në Python: Aritmetik, Krahasimi, Logjik
  • Strukturat e të Dhënave: List, Tuple, Dictionary
  • Kushtet dhe Ciklet: if, if-else, while, for
  • Funksionet, Klasat/Objektet, File Handling, Exception Handling
  • AI në Python: Sugjerime automatike për kod
8. Django
  • Hyrje në Django dhe Arkitektura MVT
  • Konfigurimi: Virtual Environment, pip
  • Krijimi i Projekteve dhe Aplikacioneve
  • Pamjet në Django: HttpRequest, render, redirect, URLs
  • Template dhe Static Files: HTML, CSS, JS, Images
  • Modelet: One-to-One, One-to-Many, Many-to-Many
  • Form dhe Siguria: csrf_token
  • AI në Django: Gjenerimi i modeleve dhe sugjerime për optimizim të databazës
9. AI në Backend
  • Gjenerim automatik i strukturës të aplikacionet Django
  • Gjenerim shembujsh për tipet e të dhënave, operatorët, kushtet, ciklet, funksionet dhe klasat
  • Gjenerim shembujsh për tipet e të dhënave, operatorët, kushtet, ciklet, funksionet dhe klasat
10. Git & GitHub
  • Hyrje në Git dhe GitHub
  • Konfigurimi i Git dhe krijimi i profilit në GitHub
  • Menaxhimi i Repozitorëve dhe ngarkimi i projekteve
  • File-t README.md dhe .gitignore
  • Komandat bazë: init, add, status, commit, branch, push, pull, merge dhe klonimi i projekteve
  • AI në GitHub: Përdorimi i GitHub Copilot për sugjerime dhe gjenerim automatik të kodit si dhe menaxhimi i repozitorëve

Kurse të Ngjashme

Software Testing

Software Testing

Bëhu Software Tester për të siguruar cilësinë dhe funksionalitetin e aplikacioneve software përpara se ato të përdoren nga klientët. Testimi i softuerit është një nga fazat më të rëndësishme të zhvillimit të produkteve digjitale, pasi ndihmon në identifikimin e defekteve, reduktimin e rreziqeve dhe përmirësimin e eksperiencës së përdoruesit. Me rritjen e numrit të aplikacioneve web dhe mobile, kërkesa për profesionistë të Software Testing po rritet vazhdimisht në tregun vendas dhe ndërkombëtar. Ky trajnim, i bazuar në standardet ndërkombëtare ISTQB Foundation Level, do t’ju mësojë konceptet bazë dhe të avancuara të testimit, teknikat e analizimit dhe dizajnimit të testimeve, menaxhimin e defekteve, si dhe praktikat më të mira të industrisë për sigurimin e cilësisë së softuerit.

  2 hërë/javë   32 orë
Mëso më Shumë
ASP.NET/ C Sharp

ASP.NET/ C Sharp

Microsoft ASP.NET është një framework zhvillimi, që përdoret për ndërtimin e faqeve dinamike, web service, dhe aplikacioneve robuste të përqëndruara tek databaza. Gjatë kursi do të mësoni se si të krijoni aplikacione windows duke përdorur C Sharp. Ju do të merrni njohuri dhe aftësi që do t'ju lejojnë të përmirësoni ndjeshëm performancën dhe shkallëzimin e aplikacioneve windows, duke përdorur visual studio. Fokusi i këtij kursi është të fitoni kompetencat e duhura në zhvillimin e aplikacioneve të internetit.

  2 hërë/javë   32 orë
Mëso më Shumë
JAVA

JAVA

JAVA, më e lehtë për t’u përdorur, për t’u shkruar, përpiluar, korrigjuar gabimet dhe për të mësuar. Java është #1 gjuhë programimi dhe Development Platform. Gjuha e programimit Java është koherente, me kosto të ulët dhe shkurton Development Timeframes. Java është gjuha e parë e programimit për DevOps, AI, VR, Big Data, Continuous Integration, Analytics, Mobile ChatBots. Java është numri një si Development language për microservices.

  2 hërë/javë   32 orë
Mëso më Shumë