Kurse në Inxhinieri & Arkitekturë
Fusha e Inxhinierisë dhe Arkitekturës përfaqëson një nga disiplinat më të rëndësishme të zhvillimit modern, duke kombinuar kreativitetin, analizën teknike dhe teknologjitë digjitale për projektimin dhe realizimin e hapësirave funksionale, estetike dhe të qëndrueshme. Në këtë sektor, përdorimi i mjeteve të avancuara të projektimit dhe modelimit 3D është thelbësor për zhvillimin e projekteve profesionale që përmbushin standardet bashkëkohore të ndërtimit dhe industrisë.
Kurset tona profesionale në Inxhinieri & Arkitekturë në Tiranë janë të dizenjuara për të përgatitur kursantët me njohuri të avancuara teorike dhe praktike në projektim arkitektonik, modelim 3D dhe vizualizim profesional. Kurset tona fokusohen në zhvillimin e aftësive praktike të aplikueshme në tregun e punës, duke integruar teknologjitë më të fundit të dizajnit dhe një qasje moderne të mbështetur edhe nga Inteligjenca Artificiale (AI) për optimizimin e procesit të projektimit dhe përshpejtimin e workflow-it kreativ.
Kursantët trajnohen në AutoCAD 2D/3D për vizatim teknik dhe dokumentim profesional të projekteve arkitektonike dhe inxhinierike, si dhe në Revit Architecture (BIM) për modelim inteligjent dhe menaxhim të integruar të të dhënave gjatë gjithë ciklit të projektit. Këto aftësi u mundësojnë kursantëve të punojnë me mjete profesionale të përdorura në projektimin arkitektonik dhe inxhinierik.
Gjithashtu, kursi i Interior Design përfshin SketchUp për modelim konceptual dhe zhvillim të shpejtë të ideve, 3ds Max për modelim të 3D dhe ndërtim skenash komplekse, si dhe Corona për krijimin e renderave fotorealistë me cilësi të lartë profesionale. Integrimi i AI në procesin e punës ndihmon në gjenerimin e ideve të dizajnit, optimizimin e modeleve dhe rritjen e efikasitetit në realizimin e projekteve, duke i përgatitur kursantët për standardet më të larta të industrisë së arkitekturës dhe inxhinierisë.
Kurset tona në Inxhinieri dhe Arkitekturë janë të përshtatshme si për fillestarë ashtu edhe për profesionistë me përvojë, duke ofruar fleksibilitet ndjekjeje si online ashtu edhe në prezencë fizike në Tiranë. Tarifat variojnë nga 27,900 Lek deri në 35,000 Lek dhe programet përmbyllen me certifikim të njohur kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht.
Kursantët angazhohen në projekte praktike reale, zhvillojnë portofol profesional dhe marrin orientim të dedikuar për integrimin në tregun e punës. Në këtë mënyrë, kurset e Inxhinierisë dhe Arkitekturës në Tiranë ofrojnë një formim praktik dhe profesional për zhvillimin e aftësive të kërkuara në arkitekturë, inxhinieri, interior design, modelim 3D dhe vizualizim profesional.
Revit Architecture
Ti je designer i radhës i risisë së arkitekturës. Ka ardhur koha të projektosh idenë tënde. Revit është një softuer modelimi për objekte në proces ndërtimi. Përdoret kryesisht nga arkitektët, inxhinierët e strukturave, inxhinierët mekanikë, inxhinierët elektrikë, projektuesit dhe kontraktorët. Fokusi i programit Revit Architecture është të mësoni të përdorni filtrat në mënyrë inteligjente dhe të ndërtoni pamjet e projektit tuaj, duke logjikuar si arkitektë që përdorin revit.
AutoCAD 2D/3D
Trajnohu në dizenjimin e një planimetrie në AutoCAD deri tek printimi i faqeve të punës. Kursi i Autocad 2D/3D ka si qëllim të japë bazat dhe njohuri specifike për programin e Autodesk-AutoCAD. AutoCAD është një aplikacion që me ndihmën e kompjuterit (CAD), shërben për dizajnimin dhe hartimin e planeve të ndryshme të objekteve të ndërtimit. Aplikacioni mbështetet në dy formate, në formatin 2D dhe 3D. Një përdoruesi, programi i AutoCAD, i shërben për dizejnimin dhe krijimin e planeve të ndryshme arkitekturore, inxhinierike dhe industrive të tjera të rënda.
Interior Design
Interior Design është një fushë e arkitekturës dhe dizajnit që përfshin planifikimin, organizimin dhe përsosjen e hapësirave të brendshme të një ndërtese për qëllime funksionale, estetike dhe të komoditetit. Interior Design është një fushë e gjërë, e cila kërkon një kuptim të mirë të arkitekturës, dizajnit estetik, dhe funksionit praktik të hapësirës.