Programi Interior Design
Karakteristikat e programit
Interior Design është një fushë e arkitekturës dhe dizajnit që përfshin planifikimin, organizimin dhe përsosjen e hapësirave të brendshme të një ndërtese për qëllime funksionale, estetike dhe të komoditetit. Interior Design është një fushë e gjërë, e cila kërkon një kuptim të mirë të arkitekturës, dizajnit estetik, dhe funksionit praktik të hapësirës.
Kohëzgjatja: 9 javë / 38 orë
Pjesëmarrja: 2 hërë/javë
Kompetencat
Në përfundim të kursit, kursanti do të jetë i aftë të:
- Përdorë parimet bazë të dizajnit të brendshëm dhe harmonizimit të hapësirës.
- Zhvillojë projekte të dizajnit të brendshëm nga koncepti deri te realizimi.
- Përdorë softuerë dizajni si SketchUp dhe 3ds Max.
- Kuptojë dhe zbatojë ndriçimin, materialet dhe ngjyrat në dizajnin e hapësirave.
- Krijojë ambiente funksionale dhe estetike në përputhje me nevojat e klientit.
Certifikimi
Pas përfundimit me sukses të kursit, pajiseni me certifikatë të licencuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit.
Internship
Për të gjithë pjesëmarrësit që kanë përfunduar me sukses Kursin:
Pas përfundimit të kursit, fitoni të drejtën për t'u përfshirë menjëherë në programin tonë të internship-it. Gjatë këtij programi, do të punoni në grup mbi një projekt real, duke u mentoruar nga stafi ynë me përvojë, duke ndjekur një strukturë pune bashkëpunuese dhe profesionale.
Për studentët, në ndjekje të universitetit, garantohet Praktika Mësimore dhe plotësimi i të gjitha dokumenteve të nevojshme nga institucioni juaj arsimor, duke respektuar afatet zyrtare dhe kërkesat përkatëse
Nëse keni nevojë për të zhvilluar praktikën mësimore të kërkuar nga universiteti apo departamenti juaj, ky internship mund të shërbejë edhe për këtë qëllim.
1.Bazat e Interior Dizajnit
- Do të njiheni me parimet themelore të dizajnit të brendshëm dhe procesin e realizimit të një projekti profesional.
- Analizë e hapësirës dhe planimetrisë
- Konceptimi i projektit dhe përzgjedhja e stilit
- Përdorimi i materialeve, ngjyrave dhe ndriçimit
- Vizualizimi dhe zbatimi teknik i idesë
- Përdorimi i AI në kijimin e skemave funksionale te ambienteve te brendshme
2.MoodBoard & Koncepti Vizual
- Mësoni si të ndërtoni një koncept estetik të qartë dhe bindës për klientin
- Krijimi i MoodBoard-it me ngjyra, materiale dhe tekstura
- Analizë e trendeve të dizajnit
- Prezantimi i idesë përmes referencave vizuale
- Përdorimi i AI në krijimin e Moodboardeve
- Përdorim i AI në marrjen e një ideje ose koncepti fillestar
- Hyrje në vizualizimin 3D me SketchUp
3.Modelimi 3D me SketchUp (SKP)
- Një nga programet më intuitive për modelim arkitektonik dhe interier.
- Përdorimi i komandave Move, Push/Pull, Rotate, Scale, Offset
- Krijimi i formave të sakta 3D sipas akseve
- Organizimi i modelit me Grupe dhe Komponentë
- Menaxhimi profesional i skenës 3D
4.3D Warehouse & Standardet e Projektimit
- Shkarkimi i modeleve nga 3D Warehouse
- Import/Export i skedarëve SketchUp
- Njohja e standardeve të dimensioneve dhe proporcioneve
5.Proporcionet në Interier
- Një nga bazat kryesore të dizajnit funksional.
- Raporti hapësirë mobilim
- Balanca vizuale dhe estetike
6.Modifikuesit në SketchUp
- Përmirësimi i modelit dhe paraqitjes vizuale.
- Solid Tools për objekte komplekse
- Section/Prerje për analiza të brendshme
- Aplikimi i materialeve dhe teksturave
7.Modelime Praktike & Skena
- Modelim i objekteve 3D
- Krijimi i planeve dhe pamjeve
- Vendosja e kamerave dhe skenave prezantuese
8.Tavanet & Ndriçimi
- Njohuri të specializuara mbi dizajnin e tavaneve dhe dritës.
- Tavan i sheshtë, i tensionuar, me shtresa
- Ndriçim i integruar dhe dekorativ
- Harmonizimi i formës me funksionin
- Vizualizim Profesional me 3ds Max & Corona Renderer
9.Hyrje në 3ds Max
- Njohja me ndërfaqen profesionale
- Navigimi 3D me Zoom, Pan, Orbit
- Menaxhimi i skenës së punës
10.Paneli i Komandave në 3ds Max
- Create Panel për objekte 3D
- Modify Panel dhe Edit Poly
- Import/Export me programe të tjera
11.Organizimi me Layers
- Ndarja e objekteve (drita, mobilje, mure)
- Fshehja dhe bllokimi i elementeve
- Optimizimi i skenave komplekse
12.Corona Renderer
- Render fotorealist për projekte profesionale.
- Përdorimi i Corona VFB
- Kontrolli i ndriçimit dhe exposure
- Corona Lights dhe Environment
13.Materialet në Corona
- Krijimi i materialeve realiste
- Mapping i teksturave
- Rregullimi i reflektimit dhe shkallëzimit
- Aplikim praktik në modele 3D
14.Renderi Final Profesional
- Zgjedhja e këndeve të kamerës
- Balanca rezolucion–ndriçim
- Batch Render për efikasitet
15.Inteligjenca Artificiale në Dizajn
- Përdorimi i AI për render më të shpejtë
- Rritje e realizmit vizual
- Mbështetje e procesit kreativ
Kurse të Ngjashme
Interior Design
Interior Design është një fushë e arkitekturës dhe dizajnit që përfshin planifikimin, organizimin dhe përsosjen e hapësirave të brendshme të një ndërtese për qëllime funksionale, estetike dhe të komoditetit. Interior Design është një fushë e gjërë, e cila kërkon një kuptim të mirë të arkitekturës, dizajnit estetik, dhe funksionit praktik të hapësirës.
AutoCAD 2D/3D
Trajnohu në dizenjimin e një planimetrie në AutoCAD deri tek printimi i faqeve të punës. Kursi i Autocad 2D/3D ka si qëllim të japë bazat dhe njohuri specifike për programin e Autodesk-AutoCAD. AutoCAD është një aplikacion që me ndihmën e kompjuterit (CAD), shërben për dizajnimin dhe hartimin e planeve të ndryshme të objekteve të ndërtimit. Aplikacioni mbështetet në dy formate, në formatin 2D dhe 3D. Një përdoruesi, programi i AutoCAD, i shërben për dizejnimin dhe krijimin e planeve të ndryshme arkitekturore, inxhinierike dhe industrive të tjera të rënda.
Revit Architecture
Ti je designer i radhës i risisë së arkitekturës. Ka ardhur koha të projektosh idenë tënde. Revit është një softuer modelimi për objekte në proces ndërtimi. Përdoret kryesisht nga arkitektët, inxhinierët e strukturave, inxhinierët mekanikë, inxhinierët elektrikë, projektuesit dhe kontraktorët. Fokusi i programit Revit Architecture është të mësoni të përdorni filtrat në mënyrë inteligjente dhe të ndërtoni pamjet e projektit tuaj, duke logjikuar si arkitektë që përdorin revit.