Shërbimet tona
Në Dominusoft ofrojmë zgjidhje të integruara dhe të personalizuara për individë dhe biznese, duke përfshirë kurse profesionale të certifikuara, zhvillim software-i të dedikuar, shërbime të avancuara në marketingun digjital dhe implementim të zgjidhjeve me Inteligjencë Artificiale (AI). Përdorim teknologjitë më të fundit të AI për automatizim procesesh, analizë të të dhënave, optimizim të vendimmarrjes dhe përmirësim të eksperiencës së përdoruesit, duke ndihmuar bizneset të rrisin efikasitetin dhe konkurrueshmërinë. Me përvojë dhe ekspertizë të konsoliduar, synojmë të fuqizojmë institucionet dhe profesionistët me zgjidhje inovative që kombinojnë teknologjinë, inteligjencën artificiale dhe zhvillimin digjital, duke rritur performancën dhe vlerën në tregun modern.
Krijim & Zhvillim Brand-i dhe Website
Ndërtoni identitet unik të biznesit tuaj me zgjidhje profesionale në branding, dizajn grafik dhe zhvillim web. Dominusoft ofron krijim logoje, identitet vizual dhe ndërtim website-sh responsive, të optimizuar për SEO dhe të përshtatshëm për Google, duke rritur praninë online të bizneseve të vogla, të mesme dhe start-up-eve në tregun shqiptar dhe më gjerë.
Kurse Profesionale të Certifikuara në Teknologji, Inxhinieri, Arkitekturë dhe Marketing Digital
Dominusoft ofron trajnime të certifikuara, të përshtatura për individë dhe kompani që kërkojnë zhvillim profesional në fushat më të kërkuara të teknologjisë dhe marketingut dixhital.
Programet tona përfshijnë:
• Programim: Zhvillim web dhe mobile, Frontend (HTML5, CSS3, JavaScript, React.js), Backend (Node.js, Python) dhe menaxhim databazash.
• Dizajn Grafik & UI/UX: Aftësi në Adobe Creative Suite, Figma dhe Adobe XD për krijimin e identiteteve vizuale dhe ndërfaqeve moderne.
• Marketing Dixhital & SEO: Teknikat më të avancuara të SEO, Google Ads, rrjete sociale, content dhe email marketing për rritje performancash.
• Inxhinieri & Arkitekturë: Trajnime në AutoCAD, Revit (BIM) dhe 3Ds Max për modelim dhe vizualizim profesional 3D.
Dominusoft është partneri juaj strategjik për të avancuar karrierën dhe biznesin në epokën digjitale.