Kurse të Tjera

Kurse profesionale në IT & Teknologji synojnë të pajisin kursantët me aftësi themelore dhe të avancuara për të përmbushur kërkesat e tregut modern të punës. Kursi Microsoft Office përfshin përdorimin profesional të paketës Word, Excel, PowerPoint për menaxhimin efikas të dokumenteve, analizën e të dhënave dhe zhvillimin e prezantimeve biznesi. Kursi në Linux përfshin administrimin dhe konfigurimin e sistemeve operative për serverë, rrjete dhe siguri bazë në mjedise DevOps dhe Cloud; si dhe njohuri mbi sigurinë kibernetike për mbrojtjen ndaj kërcënimeve si phishing, malware dhe sulme mbi rrjetin, së bashku me implementimin e politikave të sigurisë së informacionit. Programet ndërthurin teori me praktikë konkrete për përgatitje në administrim sistemi dhe bazat e sigurisë kibernetike.

Ofruar online ose fizikisht, me tarifa 24,900 deri në 28,900 Lek dhe certifikim të njohur kombëtarisht e ndërkombëtarisht, kkëto kurse mbështesin ndërtimin e portofolit personal dhe zhvillimin e karrierës në IT.

LINUX

LINUX

Bëhu një adminsrtator serveri me bazë Linux! Kursi ka si qëllim të japë bazat dhe njohuri specifike për sistemet e operimit Linux/ Unix që përdoren në ambjentet e punës. Në fokus të kursit është mirëmbajtja e aplikacioneve dhe platformave të ndryshme në servera Linux. Pjesëmarrësit do të përfitojnë njohuri teknike bazë për të qënë në gjendje të marrin përgjegjësi të veçantë brenda një ekipi administratorësh serveri me bazë Linux.

  2 hërë/javë   32 orë
Mëso më Shumë
Microsoft Office

Microsoft Office

Office 365 është një platformë që ju mundëson bizneseve të vogla e të mesme të thjeshtojnë dhe transformojnë punët, fuqizojnë komunikimin dhe ndërveprimin. Përmirësoni produktivitetin nëpërmjet aplikacioneve MS Office dhe aftësive për menaxhimin e tyre, përmes një shërbimi të vetëm të integruar. Office 365 ofron një zgjidhje të vetme teknologjike të integruar në sistem. Fokusi i ketij kursi eshte te fitoni kompetencat e duhura ne Microsoft Office për të automatizuar shumë nga detyrat e kryera në një zyrë tipike

  2 hërë/javë   32 orë
Mëso më Shumë
Cyber Security

Cyber Security

Siguria kibernetike është mbrojtja e sistemeve dhe të dhënave nga sulmet dhe rreziqet në botën dixhitale. Përdorimi i teknologjisë, praktikave dhe politikave për të parandaluar shkeljet dhe për të ruajtur privatësinë dhe integritetin e informacionit.

  2 hërë/javë   44 orë
Mëso më Shumë