Programi AutoCAD 2D/3D
Karakteristikat e programit
Trajnohu në dizenjimin e një planimetrie në AutoCAD deri tek printimi i faqeve të punës. Trajnimi i Autocad 2D/3D ka si qëllim të japë bazat dhe njohuri specifike për programin e Autodesk-AutoCAD. AutoCAD është një aplikacion që me ndihmën e kompjuterit (CAD), shërben për dizajnimin dhe hartimin e planeve të ndryshme të objekteve të ndërtimit. Aplikacioni mbështetet në dy formate, në formatin 2D dhe 3D. Një përdoruesi, programi i AutoCAD, i shërben për dizejnimin dhe krijimin e planeve të ndryshme arkitekturore, inxhinierike dhe industrive të tjera të rënda.
Kohëzgjatja: 8 javë / 32 orë
Pjesëmarrja: 2 hërë/javë
Kompetencat
Në përfundim të trajnimit, kursanti do të jetë i aftë të:
- Kuptojë konceptet bazë dhe mjetet e AutoCAD-it.
- Krijojë vizatime precize në 2D dhe modele të plota në 3D.
- Përdorë funksione dhe komanda të avancuara për të optimizuar punën.
- Lexojë dhe interpretojë vizatime teknike të projektuara në AutoCAD.
Certifikimi
Pas përfundimit me sukses të trajnimit, pajiseni me certifikatë të licencuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Internship
Për të gjithë pjesëmarrësit që kanë përfunduar me sukses trajnimin:
Pas përfundimit të trajnimit, fitoni të drejtën për t'u përfshirë menjëherë në programin tonë të internship-it. Gjatë këtij programi, do të punoni në grup mbi një projekt real, duke u mentoruar nga stafi ynë me përvojë, duke ndjekur një strukturë pune bashkëpunuese dhe profesionale.
Për studentët, në ndjekje të universitetit, garantohet Praktika Mësimore dhe plotësimi i të gjitha dokumenteve të nevojshme nga institucioni juaj arsimor, duke respektuar afatet zyrtare dhe kërkesat përkatëse
Nëse keni nevojë për të zhvilluar praktikën mësimore të kërkuar nga universiteti apo departamenti juaj, ky internship mund të shërbejë edhe për këtë qëllim.
Karriera
Pas përfundimit të trajnimit, kursantët mund të punësohen si:
- Projektues teknikë në kompani arkitekture, ndërtimi dhe inxhinierie.
- Operatorë CAD në industrinë prodhuese dhe mekanike.
- Freelancer për projekte në projektim dhe modelim 3D.
1.Hyrje në AutoCAD
- Kuptimi i konceptit të CAD dhe prezantimi i mjedisit të punës në AutoCAD
2.Komandat Bazë në 2D
- Krijimi i vizatimeve të thjeshta dhe manipulimi i objekteve bazë
3.Manipulimi i Objekteve
- Përdorimi i komandave për modifikimin e objekteve ekzistuese
4.Shtresat, Teksti dhe Dimensionet, layout
- Menaxhimi i shtresave (layers)
- Vendosja e tekstit dhe dimensionimi i vizatimeve
- Krijimi i layout(fletës)
5.Hyrje në Modelimin 3D
- Kuptimi i hapësirës 3D dhe krijimi i objekteve bazë të ngurta (solid modeling)
6.Komandat në 3D
- Krijimi i objekteve komplekse dhe manipulimi i tyre në mjedisin 3D
7.Parimet e Vizualizimit
- Përdorimi i pamjeve të ndryshme, ndriçimit dhe materialeve për prezantim profesional
8.Projekti Final
- Zbatim Praktik Krijimi i një projekti të plotë që kombinon aftësitë 2D dhe 3D
Trajnime të Ngjashme

AutoCAD 2D/3D
Trajnohu në dizenjimin e një planimetrie në AutoCAD deri tek printimi i faqeve të punës. Trajnimi i Autocad 2D/3D ka si qëllim të japë bazat dhe njohuri specifike për programin e Autodesk-AutoCAD. AutoCAD është një aplikacion që me ndihmën e kompjuterit (CAD), shërben për dizajnimin dhe hartimin e planeve të ndryshme të objekteve të ndërtimit. Aplikacioni mbështetet në dy formate, në formatin 2D dhe 3D. Një përdoruesi, programi i AutoCAD, i shërben për dizejnimin dhe krijimin e planeve të ndryshme arkitekturore, inxhinierike dhe industrive të tjera të rënda.

Revit Architecture
Ti je designer i radhës i risisë së arkitekturës. Ka ardhur koha të projektosh idenë tënde. Revit është një softuer modelimi për objekte në proces ndërtimi. Përdoret kryesisht nga arkitektët, inxhinierët e strukturave, inxhinierët mekanikë, inxhinierët elektrikë, projektuesit dhe kontraktorët. Fokusi i programit Revit Architecture është të mësoni të përdorni filtrat në mënyrë inteligjente dhe të ndërtoni pamjet e projektit tuaj, duke logjikuar si arkitektë që përdorin revit.

Interior Design
Interior Design është një fushë e arkitekturës dhe dizajnit që përfshin planifikimin, organizimin dhe përsosjen e hapësirave të brendshme të një ndërtese për qëllime funksionale, estetike dhe të komoditetit. Interior Design është një fushë e gjërë, e cila kërkon një kuptim të mirë të arkitekturës, dizajnit estetik, dhe funksionit praktik të hapësirës.