Programi JAVA

Karakteristikat e programit

JAVA, më e lehtë për t’u përdorur, për t’u shkruar, përpiluar, korrigjuar gabimet dhe për të mësuar. Java është #1 gjuhë programimi dhe Development Platform. Gjuha e programimit Java është koherente, me kosto të ulët dhe shkurton Development Timeframes. Java është gjuha e parë e programimit për DevOps, AI, VR, Big Data, Continuous Integration, Analytics, Mobile ChatBots. Java është numri një si Development language për microservices.

  Kohëzgjatja: 8 javë / 32 orë

  Pjesëmarrja: 2 hërë/javë

Kompetencat

Në përfundim të kursit, kursanti do të jetë i aftë të:

  • Të programojnë me gjuhën Java dhe të zbatojnë konceptet bazë dhe të avancuara.
  • Të krijojnë aplikacione GUI dhe të zbatojnë konceptet bazë dhe të avancuara.
  • Të kuptojnë dhe implementojnë parimet e programimit të orientuar drejt objekteve (OOP)

Certifikimi

Pas përfundimit me sukses të trajnimit, pajiseni me certifikatë të licencuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Internship

Për të gjithë pjesëmarrësit që kanë përfunduar me sukses trajnimin:

Pas përfundimit të trajnimit, fitoni të drejtën për t'u përfshirë menjëherë në programin tonë të internship-it. Gjatë këtij programi, do të punoni në grup mbi një projekt real, duke u mentoruar nga stafi ynë me përvojë, duke ndjekur një strukturë pune bashkëpunuese dhe profesionale.

Për studentët, në ndjekje të universitetit, garantohet Praktika Mësimore dhe plotësimi i të gjitha dokumenteve të nevojshme nga institucioni juaj arsimor, duke respektuar afatet zyrtare dhe kërkesat përkatëse

Nëse keni nevojë për të zhvilluar praktikën mësimore të kërkuar nga universiteti apo departamenti juaj, ky internship mund të shërbejë edhe për këtë qëllim.

Karriera

Pas përfundimit të trajnimit, kursantët mund të punësohen si:

  • Java Developer: Krijimi dhe mirëmbajtja e aplikacioneve desktop, web dhe mobile.
  • Software Engineer: Pjesëmarrje në projekte të zhvillimit të softuerëve me bazë Java.
  • Backend Developer: Zhvillimi i shërbimeve server-side duke përdorur teknologjitë Java.
  • Android Developer: Krijimi i aplikacioneve mobile për pajisje Android.
  • Freelancer: Ofrimi i shërbimeve të pavarura në projekte të ndryshme për klientë ndërkombëtarë.
  • Data Analyst/Engineer: Manipulimi dhe analiza e të dhënave duke përdorur Java dhe bibliotekat përkatëse.

1.Hyrje në Java
  • Karakteristikat Kryesore Java
  • Historia dhe Evolucioni
  • Karakteristikat Kryesore
  • Si funksionon Java Virtual Machine (JVM)?
  • Instalimi i Mjedisit të Java-s
2.Programimi në JAVA
  • Sintaksa e Gjuhës dhe Tipet e të Dhënave Primitive
  • Operatoret dhe Shprehjet
  • Kushtet dhe Degëzimi
  • Ciklet
  • Metodat
3.Objektet dhe Klasat
  • Konceptet Bazë të Orientimit drejt Objekteve (OOP)
  • Përcaktimi i Klasave dhe Krijimi i Objekteve
  • Encapsulation
  • Static vs Non-static
4.Trashëgimia dhe Polimorfizmi
  • Trashëgimia
  • Modifikimi i Metodave (Method Overriding)
  • Polimorfizmi
  • Klasa Object dhe Metodat e Saj
5.Stringjet
  • Krijimi dhe Manipulimi i Stringjeve
  • StringBuilder dhe StringBuffer
  • Metodat e Dobishme
6.Klasat Abstrakte & Ndërfaqet
  • Klasa Abstrakte
  • Ndërfaqet (Interfaces)
  • Dallimi midis Klasave Abstrakte dhe Ndërfaqeve
7.Përjashtimet dhe Trajtimi i Dosjeve
  • Përjashtimet (Exceptions)
  • Krijimi i Përjashtimeve të Personalizuara
  • Trajtimi i Dosjeve (File Handling)
8.Programimi i DB
  • Çfarë është JDBC
  • Lidhja me Bazën e të Dhënave
  • Ekzekutimi i Pyetjeve SQL
9.GUI-Bazat
  • Hyrje në GUI me Java Swing
  • Ndërtimi i Një Dritareje Bazë me JFrame
  • Komponentet e Swing
  • Menaxherët e Layout-it
10.Eventet GUI & Kontrolli UI
  • Dëgjuesit e Eventeve (Event Listeners)
  • Trajtimi i Eventeve
  • Kontrolli i UI dhe Validimi i të Dhënave

Trajnime të Ngjashme

Trajnimi DevOps

DevOps

DevOps është një metodologji e zhvillimit software që integron ekipet e zhvillimit dhe operimeve për të përmirësuar automatizimin, shpejtësinë, stabilitetin, dhe bashkëpunimin në ciklin e jetës së një aplikacioni. Kombinon teknologji, procese, dhe kulturë të bashkëpunojë për përditësime të shpejta dhe cilësi të lartë.

  2 hërë/javë   34 orë
Mëso më Shumë
Data Analysis

Data Analysis

Analiza e të dhënave është procesi i përpunimit, interpretimit dhe zbulimit të informacioneve të vlefshme nga dataset të mëdha. Përdoret për të gjetur tendenca, marrëdhënie, dhe përvoja që ndihmojnë në marrjen e vendimeve të informuara dhe strategjitë e biznesit.

  2 hërë/javë   32 orë
Mëso më Shumë
ASP.NET/ C Sharp

ASP.NET/ C Sharp

Microsoft ASP.NET është një framework zhvillimi, që përdoret për ndërtimin e faqeve dinamike, web service, dhe aplikacioneve robuste të përqëndruara tek databaza. Gjatë trajnimit do të mësoni se si të krijoni aplikacione windows duke përdorur C Sharp. Ju do të merrni njohuri dhe aftësi që do t'ju lejojnë të përmirësoni ndjeshëm performancën dhe shkallëzimin e aplikacioneve windows, duke përdorur visual studio. Fokusi i këtij trajnimi është të fitoni kompetencat e duhura në zhvillimin e aplikacioneve të internetit.

  2 hërë/javë   32 orë
Mëso më Shumë