Programi Data Analysis

Karakteristikat e programit

Analiza e të dhënave është procesi i përpunimit, interpretimit dhe zbulimit të informacioneve të vlefshme nga dataset të mëdha. Përdoret për të gjetur tendenca, marrëdhënie, dhe përvoja që ndihmojnë në marrjen e vendimeve të informuara dhe strategjitë e biznesit.

  Kohëzgjatja: 9 javë / 32 orë

  Pjesëmarrja: 2 hërë/javë

Kompetencat

Në përfundim të kursit, kursanti do të jetë i aftë të:

  • Zhvillojë analiza të dhënash duke përdorur mjetet më të përhapura në industri.
  • Krijojë raporte dhe vizualizime që ndihmojnë në interpretimin e rezultateve.
  • Aplikoje metoda statistike dhe algoritme për nxjerrjen e njohurive nga të dhënat.

Certifikimi

Pas përfundimit me sukses të kursit, pajiseni me certifikatë të licencuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit.

Internship

Për të gjithë pjesëmarrësit që kanë përfunduar me sukses Kursin:

Pas përfundimit të kursit, fitoni të drejtën për t'u përfshirë menjëherë në programin tonë të internship-it. Gjatë këtij programi, do të punoni në grup mbi një projekt real, duke u mentoruar nga stafi ynë me përvojë, duke ndjekur një strukturë pune bashkëpunuese dhe profesionale.

Për studentët, në ndjekje të universitetit, garantohet Praktika Mësimore dhe plotësimi i të gjitha dokumenteve të nevojshme nga institucioni juaj arsimor, duke respektuar afatet zyrtare dhe kërkesat përkatëse

Nëse keni nevojë për të zhvilluar praktikën mësimore të kërkuar nga universiteti apo departamenti juaj, ky internship mund të shërbejë edhe për këtë qëllim.

1.Hyrje në Analizën e të Dhënave
  • Konceptet bazë të analizës së të dhënave
  • Rëndësia dhe përdorimet e analizës së të dhënave në industri
  • Mjetet dhe teknikat kryesore të përdorura
  • Prezantim i Inteligjencës Artificiale (AI) në analizën e të dhënave: Si po e ndryshon AI rolin e analistit
2. Hyrje në Bazën e të Dhënave
  • Konceptet themelore të bazave të të dhënave
  • Normalizimi dhe denormalizimi i të dhënave
  • Roli i bazës së të dhënave në analizën e të dhënave
  • AI Integration: Përdorimi i prompt-eve në ChatGPT/Claude për të kuptuar strukturat komplekse të të dhënave dhe logjikën e biznesit
3. Skema Relacionare dhe Diagrama ER
  • Çfarë është një skemë relacionare dhe Diagrama ER?
  • Hartimi dhe përdorimi i skemave relacionare për organizimin e të dhënave
  • AI Integration: Përdorimi i mjeteve të AI (si Eraser.io ose ChatGPT) për të gjeneruar automatikisht skica ose query për diagramat ER bazuar në përshkrime me tekst
4. SQL Server Management Studio (SSMS)
  • Prezantim dhe përdorim i SSMS
  • Navigimi dhe menaxhimi i bazës së të dhënave
5. Hyrje në SQL
  • Konceptet bazë të SQL
  • Query të thjeshta: SELECT, WHERE
  • AI Integration: Si të përdorim për të shpjeguar gabimet (syntax errors) në SQL dhe si të kërkojmë ndihmë për shkrimin e query-ve të thjeshta
6. Query me ndërthurjen e disa tabelave
  • Përdorimi i Join-et (Inner Join, Left Join, Right Join, Full Join)
  • Subqueries, Exist/Not Exist, dhe Cases
  • AI Integration: Shndërrimi i kërkesave të biznesit në query komplekse me JOIN-e duke përdorur AI prompts
7. Funksionet SQL të Grupimit dhe Ndërthurja e Tabelave
  • Funksionet agregate: SUM, COUNT, AVG, MIN, MAX
  • GROUP BY dhe HAVING
  • AI Integration: Optimizimi i query-ve komplekse me ndihmën e AI (Query Optimization)
8. Funksionet SQL për String dhe Date-Time
  • Manipulimi i stringjeve (LEN, UPPER/LOWER, TRIM, CONCAT)
  • Manipulimi i datave dhe orëve në SQL
  • AI Integration: Përdorimi i AI për pastrimin e të dhënave tekstuale (RegEx) dhe formatimin e datave specifike
9. Analizë e të Dhënave me Excel
  • Prezantim i Excel për analizë të dhënash
  • Tabelat pivot dhe grafiket
  • Formula të avancuara për analizë
  • Përdorimi i Excel AI për analiza automatike, predikime dhe trendet
  • AI Integration: Gjenerimi i formulave komplekse në Excel përmes AI dhe interpretimi i shpejtë i tabelave pivot
10. Vizualizimi i të Dhënave
  • Parimet e vizualizimit
  • Mjetet kryesore: Excel Charts, Power BI
  • AI Integration: Përdorimi i AI për të sugjeruar llojin më të mirë të grafikut bazuar në natyrën e të dhënave që duam të prezantojmë
11. Përdorimi i Power BI dhe Tableau
  • Krijimi i dashboards dhe raporteve interaktive
  • Filtrimi dhe vizualizimi i të dhënave
  • Data Storytelling
  • AI Integration: Përdorimi i funksioneve native të AI në Power BI (si Q&A Visual ku i bën pyetje datasetit me gjuhë natyrale, ose Smart Narrative për gjenerim automatik të tekstit përshkrues)
12. Analizë me AI dhe Projekte Praktike
  • Përdorimi i AI për analizën e të dhënave: predikime, klasifikime, trende
  • AI Asistent: Si të përdorim ChatGPT Advanced Data Analysis (ose mjetet e ngjashme) për të ngarkuar skedarë CSV/Excel dhe për të bërë analizë eksploruese (EDA) të shpejtë
  • Projekte praktike që integrojnë SQL, Excel AI dhe Power BI/Tableau
  • Raporte dhe prezantime të bazuara në të dhëna reale

Kurse të Ngjashme

C/ C++

C/ C++

Nise si duhet karrierën në programim, duke siguruar themele të forta me gjuhët bazë të programimit. C është një gjuhë programimi procedurale. Kodimi i Operating System është komod duke përdorur gjuhën C, sepse ofron një akses të drejtpërdrejt me memorjen, është i thjeshtë në sintaksë. C++ është një gjuhë programimi që përdoret për të koduar aplikacione me performancë të lartë. Kjo gjuhë është object-oriented dhe e strukturuar.

  2 hërë/javë   34 orë
Mëso më Shumë
Data Analysis

Data Analysis

Analiza e të dhënave është procesi i përpunimit, interpretimit dhe zbulimit të informacioneve të vlefshme nga dataset të mëdha. Përdoret për të gjetur tendenca, marrëdhënie, dhe përvoja që ndihmojnë në marrjen e vendimeve të informuara dhe strategjitë e biznesit.

  2 hërë/javë   32 orë
Mëso më Shumë
Web Development- Python

Web Development Python

Një website perfekt në dizajn dhe funksionalitet. Python është një gjuhë shumë e njohur programimi, e cila përdoret në server për ndërtimin e aplikacioneve Web dhe jo vetëm. Kjo gjuhë programimi ka fituar popullaritet për shkak të sintaksës së thjeshtë dhe lexueshmërisë së qartë. Është një program mjaft praktik si për fillestarët, ashtu edhe për ata që kanë njohuri në programim. Ky program ofron njohuri të plota në zhvillimin e aplikacioneve, duke përfshirë si pjesën e frontend-it ashtu edhe atë të backend-it, duke i përgatitur pjesëmarrësit të bëhen fullstack developer.

  2 hërë/javë   46 orë
Mëso më Shumë