Programi Web Design (Frontend)

Karakteristikat e programit

Bëhu Frontend Developer për të krijuar atë që përdoruesi sheh në një browser. Web Design praktikohet si hapi i parë i një programuesi. Me përqafimin e teknologjisë, prezenca e klientëve online dhe blerjeve po shkon drejt rritjes. Në të njëjtën kohë rritet dhe kërkesa për një faqe dinamike, kreative. Faqet e bizneseve në Shqipëri janë në zhvillim, duke siguruar një treg të gjerë pune. Ky trajnim do t’ju mësojë çdo gjë që duhet të dini në lidhje me Web Design, duke përfshirë dizejnim, kontent dhe kodim.

  Kohëzgjatja: 8 javë / 32 orë

  Pjesëmarrja: 2 hërë/javë

Kompetencat

Në përfundim të kursit, kursanti do të jetë i aftë të:

  • Krijojë dhe modifikojë faqe web duke përdorur HTML, CSS dhe JavaScript.
  • Zbatojë teknikat e dizajnit responsive me Bootstrap.
  • Konfigurojë dhe personalizojë faqe web në WordPress.
  • Zhvillojë faqe web estetike dhe funksionale që përputhen me standardet moderne.
  • Optimizojë përformancën dhe aksesueshmërinë e faqeve web.

Certifikimi

Pas përfundimit me sukses të kursit, pajiseni me certifikatë të licencuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit.

Internship

Për të gjithë pjesëmarrësit që kanë përfunduar me sukses Kursin:

Pas përfundimit të kursit, fitoni të drejtën për t'u përfshirë menjëherë në programin tonë të internship-it. Gjatë këtij programi, do të punoni në grup mbi një projekt real, duke u mentoruar nga stafi ynë me përvojë, duke ndjekur një strukturë pune bashkëpunuese dhe profesionale.

Për studentët, në ndjekje të universitetit, garantohet Praktika Mësimore dhe plotësimi i të gjitha dokumenteve të nevojshme nga institucioni juaj arsimor, duke respektuar afatet zyrtare dhe kërkesat përkatëse

Nëse keni nevojë për të zhvilluar praktikën mësimore të kërkuar nga universiteti apo departamenti juaj, ky internship mund të shërbejë edhe për këtë qëllim.

1. HTML5
  • Hyrje në Teknologjitë WEB
  • Website Static dhe Dinamik
  • Struktura e HTML-së dhe përdorimi i Tags dhe Atributeve
  • Elementet e Tekstit: Tituj, Paragrafë, dhe Listat (të renditura dhe jo të renditura)
  • Navigimi me Hyperlinks dhe përdorimi i Imazheve, Videove Audios dhe Favicon
  • Përdorimi i Tabelave dhe Form (label, input, select, textarea)
  • AI në HTML: Gjenerimi automatik i “skeleton code”
2. CSS3
  • Hyrje në CSS dhe llojet e saj (Inline, Internal, Eksternal)
  • Sintaksa CSS: Selektori (Selektor), Vetia(Property), dhe Vlera(Value)
  • Selektorët CSS: Universal, Tag, ID, Class, Hierarki
  • Njësitë e matjes dhe ngjyrat në CSS
  • Paraqitja (Layout) dhe responsiviteti me CSS
  • AI në CSS: Sugjerime për dizajn responsiv dhe paleta ngjyrash
3. JavaScript (ES6+)
  • Hyrje në JavaScript dhe mënyrat e vendosjeve (Internale, Eksternal)
  • Variablat dhe dhe Tipet e të Dhënave: String, Number, Boolean, null, undefined
  • Strukturat e të dhënave: array, object dhe operatorët aritmetik, krahasimor dhe logjik
  • Kushtet (if, if-else, switch) dhe ciklet (while, do-while, for, for in)
  • Funksionet dhe manipulimi i DOM
  • AI në JavaScript: Gjenerimi i funksioneve dhe optimizimi i kodit
4. Bootstrap
  • Hyrje në Bootstrap
  • Layout: Breakpoints, Kontejnerë, Grid, Responsivitet
  • Komponentët: Navbar, Carousel, Card, Button, Modal, Dropdown
  • Përmbajtja: Tipografia, Imazhet, Tabelat
  • Form dhe Elementë Ndihmues: Background, Border, Text, Spacing, Display
  • AI në Bootstrap: Sugjerime për dizajn UI/UX dhe gjenerim komponentësh
5. AI në Frontend
  • Krijim automatik i strukturës bazë të faqeve dhe aplikacioneve
  • Sugjerime inteligjente për layout responsiv dhe kombinime ngjyrash harmonike
  • Gjenerim i funksioneve standarde dhe përmirësim i performancës së kodit
  • Ide për ndërfaqe miqësore dhe gjenerim komponentësh të gatshëm për përdorim
6. Wordpress
  • Hyrje dhe Qëllimi i WordPress
  • Konfigurimi në Localhost dhe Server
  • Template në WordPress
  • Plugin-et në WordPress
  • AI në WordPress: Gjenerimi i përmbajtjes, optimizimi SEO dhe sugjerime për plugin-e
7. Git & GitHub
  • Hyrje në Git dhe GitHub
  • Konfigurimi i Git dhe Krijimi i Profilit
  • Menaxhimi i Repozitorëve dhe Ngarkimi i Projekteve
  • File-t README.md dhe .gitignore
  • Komandat Bazë: init, add, status, commit, branch, push, pull, merge, clone
  • AI në GitHub: Përdorimi i GitHub Copilot për sugjerime dhe gjenerim automatik të kodit si dhe menaxhimi i repozitorëve

Kurse të Ngjashme

C/ C++

C/ C++

Nise si duhet karrierën në programim, duke siguruar themele të forta me gjuhët bazë të programimit. C është një gjuhë programimi procedurale. Kodimi i Operating System është komod duke përdorur gjuhën C, sepse ofron një akses të drejtpërdrejt me memorjen, është i thjeshtë në sintaksë. C++ është një gjuhë programimi që përdoret për të koduar aplikacione me performancë të lartë. Kjo gjuhë është object-oriented dhe e strukturuar.

  2 hërë/javë   34 orë
Mëso më Shumë
Web Design

Web Design (Frontend)

Bëhu Frontend Developer për të krijuar atë që përdoruesi sheh në një browser. Web Design praktikohet si hapi i parë i një programuesi. Me përqafimin e teknologjisë, prezenca e klientëve online dhe blerjeve po shkon drejt rritjes. Në të njëjtën kohë rritet dhe kërkesa për një faqe dinamike, kreative. Faqet e bizneseve në Shqipëri janë në zhvillim, duke siguruar një treg të gjerë pune. Ky trajnim do t’ju mësojë çdo gjë që duhet të dini në lidhje me Web Design, duke përfshirë dizejnim, kontent dhe kodim.

  2 hërë/javë   32 orë
Mëso më Shumë
Kursi DevOps

DevOps

DevOps është një metodologji e zhvillimit software që integron ekipet e zhvillimit dhe operimeve për të përmirësuar automatizimin, shpejtësinë, stabilitetin, dhe bashkëpunimin në ciklin e jetës së një aplikacioni. Kombinon teknologji, procese, dhe kulturë të bashkëpunojë për përditësime të shpejta dhe cilësi të lartë.

  2 hërë/javë   34 orë
Mëso më Shumë