Programi Fullstack MERN Technologies
Karakteristikat e programit
JavaScript, gjuhë e përdorur për të shtuar dinamizëm në faqe. JavaScript është gjuhë programimi e thjeshtë e integruar me HTML, është open source dhe cross-platform. Gjerësisht e përdorur për t’iu ofruar klientëve eksperiencën më të mirë të përdorimit. Fullstack web developer profilizohesh duke përvetësuar JavaScript. Sipas statistikave çdo web ka 97,5% të implementuar JavaScript-in.
Kohëzgjatja: 12 javë / 44 orë
Pjesëmarrja: 2 hërë/javë
Kompetencat
Në përfundim të kursit, kursanti do të jetë i aftë të:
- Zhvillojë dhe modifikojë aplikacione web duke përdorur HTML, CSS dhe JavaScript.
- Zbatojë teknika të avancuara me Bootstrap për dizajne responsive dhe UI moderne.
- Përdorë React për krijimin e ndërfaqeve dinamike dhe interaktive.
- Zhvillojë back-end me Node.js dhe Express.js.
- Implementojë dhe menaxhojë databaza MongoDB.
- Krijojë aplikacione të plota me arkitekturë MERN (MongoDB, Express, React, Node).
- Optimizojë performancën e aplikacioneve dhe të sigurojë aksesueshmëri maksimale.
Certifikimi
Pas përfundimit me sukses të kursit, pajiseni me certifikatë të licencuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit.
Internship
Për të gjithë pjesëmarrësit që kanë përfunduar me sukses Kursin:
Pas përfundimit të kursit, fitoni të drejtën për t'u përfshirë menjëherë në programin tonë të internship-it. Gjatë këtij programi, do të punoni në grup mbi një projekt real, duke u mentoruar nga stafi ynë me përvojë, duke ndjekur një strukturë pune bashkëpunuese dhe profesionale.
Për studentët, në ndjekje të universitetit, garantohet Praktika Mësimore dhe plotësimi i të gjitha dokumenteve të nevojshme nga institucioni juaj arsimor, duke respektuar afatet zyrtare dhe kërkesat përkatëse
Nëse keni nevojë për të zhvilluar praktikën mësimore të kërkuar nga universiteti apo departamenti juaj, ky internship mund të shërbejë edhe për këtë qëllim.
1.HTML5
- Hyrje në Teknologjitë WEB
- Website Static dhe Dinamik
- Struktura e HTML-së dhe përdorimi i Tags dhe Atributeve
- Elementet e Tekstit: Tituj, Paragrafë, dhe Listat (të renditura dhe jo të renditura)
- Navigimi me Hyperlinks dhe përdorimi i Imazheve, Videove Audios dhe Favicon
- Përdorimi i Tabelave dhe Form (label, input, select, textarea)
2.CSS
- Hyrje në CSS dhe llojet e saj (Inline, Internal, Eksternal)
- Sintaksa CSS: Selektori (Selektor), Vetia(Property), dhe Vlera(Value)
- Selektorët CSS: Universal, Tag, ID, Class, Hierarki
- Njësitë e matjes dhe ngjyrat në CSS
- Paraqitja (Layout) dhe responsiviteti me CSS
3.JavaScript
- Hyrje në JavaScript dhe mënyrat e vendosjeve (Internale, Eksternal)
- Variablat dhe llojet e të dhënave: String, Number, Boolean, null, undefined
- Strukturat e të dhënave: array, object dhe operatorët aritmetik, krahasimor dhe logjik
- Kushtet (if, if-else, switch) dhe ciklet (while, do-while, for, for in)
- Funksionet dhe manipulimi i DOM
4.Bootstrap
- Hyrje në Bootstrap dhe mjedisi i tij
- Layout-i: Pikat e ndërprerjes (Breakpoints), Kontejnerët, Grid, Responsiviteti
- Komponentët: Navbar, Carousel, Karta, Buton, Modal, Dropdown
- Përmbajtja: Tipografia, Imazhet, Tabelat
- Përdorimi i Form dhe Elementëve Ndihmues (Sfondi, Kufijtë, Teksti, Hapësira, Afishimi)
5.React
- Hyrje në React dhe konfigurimi i mjedisit të zhvillimit
- Komponentët dhe JSX (JavaScript XML)
- Props dhe stilizimi i komponentëve me CSS
- Përdorimi i React Router DOM dhe Hooks (useState, useEffect)
- Form në React dhe ndërveprimi me API-të (fetch, axios)
6.NodeJS
- Hyrje në NodeJS dhe npm
- HTTP kërkesat dhe përgjigjet, metodat HTTP
- Krijimi i serverit dhe përdorimi i moduleve (import/export)
- Krijimi i mjedisit backend
7.Express JS
- Hyrje në Express JS dhe konfigurimi i serverit
- Routing dhe përdorimi i metodave HTTP
- Objektet e kërkesës dhe përgjigjes
- Përdorimi i moduleve: mongoose, cors, express-session, multer
- Lidhja me MongoDB dhe veprimet CRUD
8.Mongo DB
- Hyrje në MongoDB dhe ndryshimet midis bazave SQL dhe NoSQL
- Përdorimi i MongoDB Atlas: Krijimi i Cluster dhe konfigurimi
- Përdorimi i bibliotekës Mongoose
9.Git & GitHub
- Hyrje në Git dhe GitHub
- Konfigurimi i Git dhe krijimi i profilit në GitHub
- Menaxhimi i Repozitorëve dhe ngarkimi i projekteve
- Menaxhimi i Repozitorëve dhe ngarkimi i projekteve
- File-t README.md dhe .gitignore
- Komandat bazë: init, add, status, commit, branch, push, pull, merge dhe klonimi i projekteve
Kurse të Ngjashme
C/ C++
Nise si duhet karrierën në programim, duke siguruar themele të forta me gjuhët bazë të programimit. C është një gjuhë programimi procedurale. Kodimi i Operating System është komod duke përdorur gjuhën C, sepse ofron një akses të drejtpërdrejt me memorjen, është i thjeshtë në sintaksë. C++ është një gjuhë programimi që përdoret për të koduar aplikacione me performancë të lartë. Kjo gjuhë është object-oriented dhe e strukturuar.
Web Design (Frontend)
Bëhu Frontend Developer për të krijuar atë që përdoruesi sheh në një browser. Web Design praktikohet si hapi i parë i një programuesi. Me përqafimin e teknologjisë, prezenca e klientëve online dhe blerjeve po shkon drejt rritjes. Në të njëjtën kohë rritet dhe kërkesa për një faqe dinamike, kreative. Faqet e bizneseve në Shqipëri janë në zhvillim, duke siguruar një treg të gjerë pune. Ky trajnim do t’ju mësojë çdo gjë që duhet të dini në lidhje me Web Design, duke përfshirë dizejnim, kontent dhe kodim.
Data Analysis
Analiza e të dhënave është procesi i përpunimit, interpretimit dhe zbulimit të informacioneve të vlefshme nga dataset të mëdha. Përdoret për të gjetur tendenca, marrëdhënie, dhe përvoja që ndihmojnë në marrjen e vendimeve të informuara dhe strategjitë e biznesit.