Programi C/ C++

Karakteristikat e programit

Nise si duhet karrierën në programim, duke siguruar themele të forta me gjuhët bazë të programimit. C është një gjuhë programimi procedurale. Kodimi i Operating System është komod duke përdorur gjuhën C, sepse ofron një akses të drejtpërdrejt me memorjen, është i thjeshtë në sintaksë. C++ është një gjuhë programimi që përdoret për të koduar aplikacione me performancë të lartë. Kjo gjuhë është object-oriented dhe e strukturuar.

  Kohëzgjatja: 8 javë / 34 orë

  Pjesëmarrja: 2 hërë/javë

Kompetencat

Kompetencat që fitojnë kursantët:

  • Të programojnë me gjuhët C dhe C++ dhe të zbatojnë konceptet bazë dhe të avancuara.

  • Të kuptojnë dhe implementojnë strukturat e të dhënave dhe algorimet përkatëse.

  • Të aplikojnë parimet e programimit të orientuar drejt objekteve në C++.

Certifikimi

Pas përfundimit me sukses të kursit, pajiseni me certifikatë të licencuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit.

Internship

Për të gjithë pjesëmarrësit që kanë përfunduar me sukses Kursin:

Pas përfundimit të kursit, fitoni të drejtën për t'u përfshirë menjëherë në programin tonë të internship-it. Gjatë këtij programi, do të punoni në grup mbi një projekt real, duke u mentoruar nga stafi ynë me përvojë, duke ndjekur një strukturë pune bashkëpunuese dhe profesionale.

Për studentët, në ndjekje të universitetit, garantohet Praktika Mësimore dhe plotësimi i të gjitha dokumenteve të nevojshme nga institucioni juaj arsimor, duke respektuar afatet zyrtare dhe kërkesat përkatëse

Nëse keni nevojë për të zhvilluar praktikën mësimore të kërkuar nga universiteti apo departamenti juaj, ky internship mund të shërbejë edhe për këtë qëllim.

1.Hyrje në Programim C++
  • Çfarë është Programimi?
  • Gjuhët e Programimit
  • Kompajlimi dhe Ekzekutimi i Programeve
2.Tipet e të Dhënave në C
  • Tipet Primitive
  • Tipet e Përbëra
  • Përcaktimi i Madhësisë së Tipeve
  • Konstantet dhe Përdorimi i #define
3.Variablat në C
  • Deklarimi dhe Inicializimi i Variablave
  • Tipet e Ndryshme të Memorjes
  • Fusha e Veprimit (Scope) dhe Jeta (Lifetime) e Variablave
4.Strukturat e Kontrollit
  • Strukturat e Degëzimit
  • Operatorët Logjikë dhe Krahasues
  • Struktura goto dhe Etiketa
5.Ciklet
  • Llojet e Cikleve në C
  • Kushtet dhe Ndërprerjet në Cikle
  • Ciklet e Brendshme (Nested Loops)
6.Funksionet
  • Deklarimi dhe Thirrja e Funksioneve
  • Kthimi i Vlerave dhe void
  • Funksionet Rekursive
  • Prototipet dhe Fushat e Funksioneve
7.Stringjet
  • Përfaqësimi i Stringjeve në C
  • Operacione me Stringje
  • Përpunimi i Stringjeve
8.Hyrje në C++
  • Evolucioni nga C në C++
  • Kompilimi dhe Ndërtimi i Programeve në C++
  • Konceptet Bazë të C++
9.Vektoret dhe Matricat
  • Vektoret në C/C++
  • Matricat në C/C++
10.Pointerat
  • Koncepti i Pointerave
  • Përdorimi i Pointerave në Funksione
  • Pointerat dhe Vargjet
  • Pointerat dhe Strukturat
11.Strukturat
  • Deklarimi i Strukturave
  • Strukturat e Ndërlidhura
  • Strukturat në Funksione
12.Filet në C
  • Koncepti i File-ve në C
  • Metodat e Leximit dhe Shkrimit
  • Menaxhimi i File-ve Binarë
13.Filet në C++
  • Hyrje në fstream
  • Leximi dhe Shkrimi i të Dhënave Tekstuale
  • Filet Binarë në C++
14.Klasat dhe Objektet në C++
  • Konceptet Bazë të Klasave dhe Objekteve
  • Konstruktorët dhe Destruktorët
  • Encapsulation dhe Modifikatorët e Aksesit
  • Trashëgimia dhe Polimorfizmi

Kurse të Ngjashme

Web Development MERN

Web Development MERN

JavaScript, gjuhë e përdorur për të shtuar dinamizëm në faqe. JavaScript është gjuhë programimi e thjeshtë e integruar me HTML, është open source dhe cross-platform. Gjerësisht e përdorur për t’iu ofruar klientëve eksperiencën më të mirë të përdorimit. Fullstack web developer profilizohesh duke përvetësuar JavaScript. Sipas statistikave çdo web ka 97,5% të implementuar JavaScript-in.

  2 hërë/javë   44 orë
Mëso më Shumë
Web Development- Python

Web Development Python

Një website perfekt në dizajn dhe funksionalitet. Python është një gjuhë shumë e njohur programimi, e cila përdoret në server për ndërtimin e aplikacioneve Web dhe jo vetëm. Kjo gjuhë programimi ka fituar popullaritet për shkak të sintaksës së thjeshtë dhe lexueshmërisë së qartë. Është një program mjaft praktik si për fillestarët, ashtu edhe për ata që kanë njohuri në programim. Ky program ofron njohuri të plota në zhvillimin e aplikacioneve, duke përfshirë si pjesën e frontend-it ashtu edhe atë të backend-it, duke i përgatitur pjesëmarrësit të bëhen fullstack developer.

  2 hërë/javë   46 orë
Mëso më Shumë
ASP.NET/ C Sharp

ASP.NET/ C Sharp

Microsoft ASP.NET është një framework zhvillimi, që përdoret për ndërtimin e faqeve dinamike, web service, dhe aplikacioneve robuste të përqëndruara tek databaza. Gjatë kursi do të mësoni se si të krijoni aplikacione windows duke përdorur C Sharp. Ju do të merrni njohuri dhe aftësi që do t'ju lejojnë të përmirësoni ndjeshëm performancën dhe shkallëzimin e aplikacioneve windows, duke përdorur visual studio. Fokusi i këtij kursi është të fitoni kompetencat e duhura në zhvillimin e aplikacioneve të internetit.

  2 hërë/javë   32 orë
Mëso më Shumë