Kurse në Programim

Kurset profesionale në fushën e IT-së, ofrojnë një formim në të gjitha aspektet të zhvillimit të softuerit, duke përfshirë zhvillimin Frontend me HTML5, CSS3, JavaScript (ES6+), React.js dhe Bootstrap për krijimin e ndërfaqeve moderne dhe responsive, si dhe Backend me Node.js, Python/Django për ndërtimin e API-ve dhe logjikës së biznesit. Kursantët trajnohen gjithashtu në dizajnin dhe menaxhimin e databazave relacionale (SQL) dhe NoSQL (MongoDB), duke siguruar zgjidhje të sigurta të të dhënave. I rëndësishëm është edhe kursi në DevOps, me përdorim praktik të Git, Docker dhe CI/CD pipelines për automatizimin e deploy-it.

Kurset tona në Programim janë të përshtatshme si për fillestarë ashtu edhe për profesionistë me përvojë, duke ofruar fleksibilitet ndjekjeje si online ashtu edhe në prezencë fizike. Tarifat variojnë nga 24,900 Lek deri në 28,900 Lek dhe programet përmbyllen me certifikim të njohur kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht. Kursantët angazhohen në projekte praktike reale, zhvillojnë portofol profesional dhe marrin orientim të dedikuar për integrimin në tregun e punës.

Kurse në Dizajn Grafik

Dizajni grafik përfaqëson ndërthurjen e parimeve të komunikimit vizual dhe teknologjive dixhitale për krijimin e identiteteve korporative dhe materialeve promocionale me impakt të lartë. Ky program fokusohet në zhvillimin e kompetencave të avancuara në përdorimin e paketave softuerike si Adobe Creative Suite (Photoshop, Illustrator, InDesign), si dhe në praktikat e UI/UX Design, branding, dhe dizajn editorial. Përmes moduleve të specializuara, trajtohen teknika të përparuara të kompozimit, tipografisë, ngjyrave dhe prototipimit interaktiv për media dixhitale dhe print.

Kurset tona në Dizajn Grafik janë të përshtatshme si për fillestarë ashtu edhe për profesionistë me përvojë, duke ofruar fleksibilitet ndjekjeje si online ashtu edhe në prezencë fizike. Tarifat variojnë nga 24,900 Lek deri në 28,900 Lek dhe programet përmbyllen me certifikim të njohur kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht. Kursantët angazhohen në projekte praktike reale, zhvillojnë portofol profesional dhe marrin orientim të dedikuar për integrimin në tregun e punës.

Kurse në Digital Marketing & SEO

Kursi profesional në Marketing Digital synon të pajisë kursantët me aftësi praktike dhe të avancuara për tregun modern të punës, duke përfshirë strategji për Social Media Marketing në platformat kryesore (Facebook, Instagram, LinkedIn, TikTok, YouTube), krijimin dhe menaxhimin e fushatave me Meta Business Suite dhe TikTok Ads Manager, si dhe konceptimin e fushatave të paguara me Google Ads & SEM përmes Google Keyword Planner dhe A/B Testing. Kursi përfshin gjithashtu teknika të avancuara të SEO (On-Page, Off-Page, Teknike), përdorimin e platformave si Mailchimp për Email Marketing & Automation, analizën dhe raportimin e të dhënave me Google Analytics 4, Meta Insights dhe TikTok Analytics, si dhe ndërtimin e strategjive të suksesshme të Branding dhe Content Marketing që rrisin angazhimin dhe besueshmërinë e markës.

Kurset tona në Digital Marketing & SEO janë të përshtatshme si për fillestarë ashtu edhe për profesionistë me përvojë, duke ofruar fleksibilitet ndjekjeje si online ashtu edhe në prezencë fizike. Tarifat variojnë nga 24,900 Lek deri në 28,900 Lek dhe programet përmbyllen me certifikim të njohur kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht. Kursantët angazhohen në projekte praktike reale, zhvillojnë portofol profesional dhe marrin orientim të dedikuar për integrimin në tregun e punës.

Kurse në Inxhinieri & Arkitekturë

Kurset profesionale në Inxhinieri & Arkitekturë janë të dizajnuara për të përgatitur kursantët me njohuri të avancuara teorike dhe praktike në projektim arkitektonik, modelim 3D dhe analizë strukturore, në përputhje me kërkesat më të fundit të tregut të ndërtimit dhe projektimit. Kursi përfshin përdorimin e AutoCAD 2D/3D për vizatim teknik dhe dokumentim profesional të projekteve të ndërtesave dhe infrastrukturës, Revit Architecture (BIM) për modelim inteligjent dhe menaxhim të integruar të të dhënave të projektit në çdo fazë të ciklit të ndërtimit, si dhe SketchUp për zhvillimin e modeleve konceptuale dhe paraqitje vizuale të ideve të dizajnit.

Kurset tona në Inxhinieri dhe Arkitekturë janë të përshtatshme si për fillestarë ashtu edhe për profesionistë me përvojë, duke ofruar fleksibilitet ndjekjeje si online ashtu edhe në prezencë fizike. Tarifat variojnë nga 24,900 Lek deri në 28,900 Lek dhe programet përmbyllen me certifikim të njohur kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht. Kursantët angazhohen në projekte praktike reale, zhvillojnë portofol profesional dhe marrin orientim të dedikuar për integrimin në tregun e punës.

Kurse të Tjera

Kurse profesionale në IT & Teknologji synojnë të pajisin kursantët me aftësi themelore dhe të avancuara për të përmbushur kërkesat e tregut modern të punës. Kursi Microsoft Office përfshin përdorimin profesional të paketës Word, Excel, PowerPoint për menaxhimin efikas të dokumenteve, analizën e të dhënave dhe zhvillimin e prezantimeve biznesi. Kursi në Linux përfshin administrimin dhe konfigurimin e sistemeve operative për serverë, rrjete dhe siguri bazë në mjedise DevOps dhe Cloud; si dhe njohuri mbi sigurinë kibernetike për mbrojtjen ndaj kërcënimeve si phishing, malware dhe sulme mbi rrjetin, së bashku me implementimin e politikave të sigurisë së informacionit. Programet ndërthurin teori me praktikë konkrete për përgatitje në administrim sistemi dhe bazat e sigurisë kibernetike.

Ofruar online ose fizikisht, me tarifa 24,900 deri në 28,900 Lek dhe certifikim të njohur kombëtarisht e ndërkombëtarisht, kkëto kurse mbështesin ndërtimin e portofolit personal dhe zhvillimin e karrierës në IT.