Motion Design
Motion Design
Video është komunikimi më i fuqishëm në ditët e sotme. Trajnimi i Motion Design ka në fokus të mësoni të promovoni një objekt, shërbim apo një kompani duke krijuar dhe shtuar në video efekte dhe lëvizje grafike. Gjatë trajnimit dhe deri në përfundim të tij do të mësoni të editoni, shtoni audio dhe video, shtoni tituj, dhe eksportoni projekte me Adobe Premiere Pro. Gjithashtu do të jeni ne gjendje të krijoni video me efekte vizuale dhe lëvije grafike në 2D dhe 3D, duke përdorur Adobe After Effects.
Duke ofruar konceptet dhe teknikat fundamentale, trajnimi në Motion Design është një eksperiencë formuese për personat e apasionuar pas design-it dhe animacioneve. Ky trajnim do ju japë mundësinë të shpalosni dhe të vendosni në zbatim idetë tuaja. Do të krijoni një portfolio plot me punë profesionale.
Cila tematika projektesh mund të zhvilloni?
- Portfolio
- Krijimin e një video me audio
- Efekte vizuale
- Lëvizje grafike
1.Adobe Premier Pro
- Prezantimi i Ndërfaqes: Njohja me ndërfaqen e Adobe Premiere Pro
- Hapësira e Punës dhe Mjetet: Organizimi i hapësirës së punës dhe përdorimi i mjeteve kryesore
- Redaktimi i Videove: Proceset bazë të redaktimit të videove
- Shtimi i Tranzicioneve: Si të shtojmë tranzicione profesionale midis klipeve audio dhe video
- Efektet Audio dhe Video: Aplikimi i efekteve për të përmirësuar cilësinë vizuale dhe tingullin
- Kontrolli i Efekteve: Menaxhimi dhe rregullimi i efekteve
- Redaktimi i Tekstit: Shtimi dhe modifikimi i teksteve
- Shtimi i Titujve Profesionale: Krijimi i titujve me pamje profesionale
- Tituj në Lëvizje: Shtimi i titujve me animacione
- Shtimi i Audios: Shtimi i skedareve audio në projekt
- Vendosja e Ngjyrave në Video: Rregullimi i balancës së ngjyrave dhe korrigjimi i tyre
- Efektet Vizuale: Përdorimi i efekteve speciale si "green screen"
2.Adobe After Effects
- Prezantimi i Ndërfaqes: Njohja me ndërfaqen dhe funksionet kryesore të Adobe After Effects.
- Hapësira e Punës dhe Mjetet: Përdorimi i hapësirës së punës dhe mjeteve për krijim animacionesh
- Krijimi i Grafikave: Zhvillimi i elementeve grafike
- Krijimi i Lëvizjeve: Krijimi i animacioneve dhe lëvizjeve profesionale
- Teknikat e Kompozimit: Përzierja e elementeve të ndryshëm për të krijuar video të kompletuara
- Efektet Speciale për Video: Shtimi i efekteve speciale për video
- Importimi i Audios: Shtimi i skedareve audio për sinkronizim me video
- Importimi i Videove: Përdorimi i videove ekzistuese në projekte
- Importimi i Imazheve: Shtimi i grafikave dhe imazheve në kompozimet vizuale
- Hapësira në 3D: Përdorimi i kamerave 3D, dritave dhe hijes për të krijuar efekte realiste
- Krijimi i Animacioneve 2D dhe 3D: Ndërtimi i animacioneve të lëvizshme në hapësira 2D dhe 3D
- Animimi i Grafikave nga Illustrator: Shtimi dhe animimi i grafikave vektoriale
Pse duhet të ndjekësh trajnimin ?!
Video është komunikimi më i fuqishëm në ditët e sotme
€65000
paga mesatare vjetore
Mundësi karriere
- Freelancer
- Marketing & Komunikim
- Reklamim
Kompanitë
- IBM
- IAJ Media
- Moira Studio
FAQ
Për të ndjekur programin e Motion Design, paraprakisht ju duhet të keni njohuri në programet Adobe Illustrator dhe Photoshop.
Po, pas regjistrimit në trajnimin e Motion Design, ju aksesoni portalin e kursantit me materialet si leksione/ ushtrime/ video tutorial dhe linke për të instaluar falas programet.
Trajnime të Ngjashme
Graphic Design
Fitoni para duke bërë art! Graphic Design ju jep aftësi në fushat e ilustrimit, web design, aplikacioneve për smartphone dhe grafika. Graphic Design është arti dhe profesioni i komunikimit vizual. Gjatë trajnimit të Graphic Design do të mësoni të komunikoni dhe kombinoni ide për të informuar konsumatorët përmes formave fizike dhe atyre virtuale që përfshijnë imazhe, fjalë ose grafikë.
Motion Design
Video është komunikimi më i fuqishëm në ditët e sotme. Trajnimi i Motion Design ka në fokus të mësoni të promovoni një objekt, shërbim apo një kompani duke krijuar dhe shtuar në video efekte dhe lëvizje grafike. Gjatë trajnimit dhe deri në përfundim të tij do të mësoni të editoni, shtoni audio dhe video, shtoni tituj, dhe eksportoni projekte me Adobe Premiere Pro. Gjithashtu do të jeni ne gjendje të krijoni video me efekte vizuale dhe lëvije grafike në 2D dhe 3D, duke përdorur Adobe After Effects.
UI/UX
Design-i krijon kulturë, kultura formon vlera. Trajnimi ne UI/UX ka si qëllim t’ju mësojë të aftësoheni për të fituar titullin si arkitekt i një programi kompjuterik, faqe interneti apo aplikacioni per smartphone. Gjatë trajnimit do të mësoni heuristikat e nevojshme për të krijuar një aplikacion sipas trendeve të fundit, psikologjisë së njeriut dhe skanimit të syrit, për të arritur qëllimin e caktuar të aplikacionit dhe përdorimin sa më efektiv të tij. Gjithashtu ju do të mësoni tools të nevojshëm për të zhvilluar mockup-et dhe prototipet.