Programi UI/UX

Karakteristikat e programit

Design-i krijon kulturë, kultura formon vlera. Trajnimi ne UI/UX ka si qëllim t’ju mësojë të aftësoheni për të fituar titullin si arkitekt i një programi kompjuterik, faqe interneti apo aplikacioni per smartphone. Gjatë trajnimit do të mësoni heuristikat e nevojshme për të krijuar një aplikacion sipas trendeve të fundit, psikologjisë së njeriut dhe skanimit të syrit, për të arritur qëllimin e caktuar të aplikacionit dhe përdorimin sa më efektiv të tij. Gjithashtu ju do të mësoni tools të nevojshëm për të zhvilluar mockup-et dhe prototipet.

  Kohëzgjatja: 8 javë / 32 orë

  Pjesëmarrja: 2 hërë/javë

Kompetencat

Në përfundim të trajnimit, kursanti do të jetë i aftë të:

  • Hartojë wireframes dhe prototipe për faqe web dhe aplikacione mobile.
  • Zhvillojë ndërfaqe tërheqëse dhe funksionale me Figma dhe Adobe XD.
  • Zbatojë parimet e dizajnit UX për të siguruar një përvojë optimale të përdoruesit.
  • Bashkëpunojë me zhvillues dhe ekipe për implementimin e dizajnit.
  • Kryejë hulumtime të përdoruesve dhe të analizojë sjelljen e tyre për të përmirësuar produktet.

Certifikimi

Pas përfundimit me sukses të trajnimit, pajiseni me certifikatë të licencuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Internship

Për të gjithë pjesëmarrësit që kanë përfunduar me sukses trajnimin:

Pas përfundimit të trajnimit, fitoni të drejtën për t'u përfshirë menjëherë në programin tonë të internship-it. Gjatë këtij programi, do të punoni në grup mbi një projekt real, duke u mentoruar nga stafi ynë me përvojë, duke ndjekur një strukturë pune bashkëpunuese dhe profesionale.

Për studentët, në ndjekje të universitetit, garantohet Praktika Mësimore dhe plotësimi i të gjitha dokumenteve të nevojshme nga institucioni juaj arsimor, duke respektuar afatet zyrtare dhe kërkesat përkatëse

Nëse keni nevojë për të zhvilluar praktikën mësimore të kërkuar nga universiteti apo departamenti juaj, ky internship mund të shërbejë edhe për këtë qëllim.

Karriera

Pas përfundimit të trajnimit, kursantët mund të punësohen si:

  • UI/UX Designers në kompani teknologjike dhe start-up.
  • Pjesë e ekipeve të zhvillimit të produkteve digjitale.
  • Freelancer për projekte të personalizuara në dizajnin e ndërfaqeve dhe përvojës së përdoruesit.
  • Konsulentë për përmirësimin e përvojës së përdoruesit në projekte të ndryshme.

1.Hyrje në UI/UX & Parimet Bazë
  • Çfarë është UI dhe çfarë është UX?
  • UI vs UX , analizë vizuale
  • Roli i një UI/UX Designer
  • 10 heuristikat e Nielsen
  • Dallimet midis: Wireframe – Mockup – Prototype
2.Design Thinking & User-Centered Design (UCD)
  • Hapat e Design Thinking: Empati, Definim, Ideim, Prototipim, Testim
  • Modeli i dy diamantëve dhe procesi iterativ
  • Çfarë është UCD dhe si ndryshon nga dizajni i fokusuar në teknologji
  • Si të identifikohen nevojat e përdoruesit dhe të analizohet konteksti
  • Analizë e një problemi real duke aplikuar modelin Design Thinking
3.Kërkimi mbi Përdoruesin, Personas & Empatia
  • Llojet e kërkimeve: intervista, vëzhgime, pyetësorë
  • Krijimi i User Personas dhe Empathy Maps
  • Diferencimi ndërmjet kërkimit të dizajnit dhe atij të tregut
  • Analizimi i sjelljeve, qëndrimeve dhe motivimeve të përdoruesit
  • Krijimi i një persona dhe një empathy map për një aplikacion specifik
4.Arkitektura e Informacionit & User Flow
  • Çfarë është Arkitektura e Informacionit dhe rëndësia e saj
  • Sitemap, Card Sorting, Content Inventory
  • Dallimet midis User Flow dhe Task Flow
  • Hartimi i një User Flow për një shërbim digjital
5.Wireframing dhe Layout në Figma
  • Wireframes: low-fidelity dhe high-fidelity
  • Hierarkia vizuale: përdorimi i grids, spacing, alignment, white space
  • Kijimi i një wireframe për një landing page
  • Auto Layout: përdorimi për dizajne fleksibile dhe të përshtatshme në madhësi
6.Prototipim dhe Animim në Figma
  • Çfarë është një prototip: medium vs high fidelity
  • Komponentët interaktivë në Figma dhe prototipizimi
  • Trigger-at, animimet dhe efektet (parallax, hover, on scroll)
  • Ndërtimi i një prototipi interaktiv me të paktën 3 ekrane
  • Zhvillimi i një aplikacioni të vogël
7.Testimi i Përdorshmërisë & Iteracioni
  • Çfarë është testimi i përdorshmërisë? Llojet: i moderuar dhe i pamoderuar
  • Aplikimi i heuristikave të Nielsen për vlerësim kritik
  • Marrja dhe analizimi i feedback-ut (feedback loops)
  • Si të rishikojmë dhe përditësojmë një dizajn ekzistues bazuar në të dhënat nga testimi
8.Portofoli, Freelancing & Karriera
  • Si të ndërtohet një case study efektiv për portofol
  • Dokumentimi i procesit të dizajnit (nga ideja deri te testimi)
  • Si të krijohet një portofol UI/UX tërheqës dhe professional, online
  • Prezantim i platformave për freelancing: Upwork, Fiverr, Freelance
  • Strategji për pozicionimin si freelancer: çmimi, komunikimi dhe ndërtimi i reputacionit

Trajnime të Ngjashme

Motion Design

Motion Design

Video është komunikimi më i fuqishëm në ditët e sotme. Trajnimi i Motion Design ka në fokus të mësoni të promovoni një objekt, shërbim apo një kompani duke krijuar dhe shtuar në video efekte dhe lëvizje grafike. Gjatë trajnimit dhe deri në përfundim të tij do të mësoni të editoni, shtoni audio dhe video, shtoni tituj, dhe eksportoni projekte me Adobe Premiere Pro. Gjithashtu do të jeni ne gjendje të krijoni video me efekte vizuale dhe lëvije grafike në 2D dhe 3D, duke përdorur Adobe After Effects.

  2 hërë/javë   32 orë
Mëso më Shumë
Graphic Design

Graphic Design

Fitoni para duke bërë art! Graphic Design ju jep aftësi në fushat e ilustrimit, web design, aplikacioneve për smartphone dhe grafika. Graphic Design është arti dhe profesioni i komunikimit vizual. Gjatë trajnimit të Graphic Design do të mësoni të komunikoni dhe kombinoni ide për të informuar konsumatorët përmes formave fizike dhe atyre virtuale që përfshijnë imazhe, fjalë ose grafikë.

  2 hërë/javë   34 orë
Mëso më Shumë
UI/UX

UI/UX

Design-i krijon kulturë, kultura formon vlera. Trajnimi ne UI/UX ka si qëllim t’ju mësojë të aftësoheni për të fituar titullin si arkitekt i një programi kompjuterik, faqe interneti apo aplikacioni per smartphone. Gjatë trajnimit do të mësoni heuristikat e nevojshme për të krijuar një aplikacion sipas trendeve të fundit, psikologjisë së njeriut dhe skanimit të syrit, për të arritur qëllimin e caktuar të aplikacionit dhe përdorimin sa më efektiv të tij. Gjithashtu ju do të mësoni tools të nevojshëm për të zhvilluar mockup-et dhe prototipet.

  2 hërë/javë   32 orë
Mëso më Shumë