Dizenjim dhe zhvillim i faqeve web
Teknologjitë me të cilat punojmë & procesi i punës
Dizenjimi i website-it
Eshtë shumë e rëndësishme të përcaktohet qëllimi që synon kompania dhe më pas të diskutohet rreth elementëve që mund të përmbajë website-i.
Pas përcaktimit të tyre, bëhen kërkime dhe hidhen ide të ndryshme. Ndërtohen wireframe të ndryshme me anë të programeve si Moqups, Sketch, njëkohësisht nis puna dhe për krijimin e kontenteve, duke marrë në konsideratë dhe teknikat SEO.
Nis puna e ndërtimit të paraqitjes vizuale, mockup me të gjithë elementet përkatës, pozicionet, ngjyrat, fontet, imazhe, tekst, duke pëdorur programe si Figma, Adobe XD.
Bëhet prezantimi tek klienti, pas aprovimit nis ndertimi i faqes me teknologjitë si WordPress apo në kod duke përdorur teknologjitë web HTML, CSS, JavaScript, Bootstrap në pjesën frontend dhe Python apo PHP për backend.