Programi Data Analysis

Karakteristikat e programit

Analiza e të dhënave është procesi i përpunimit, interpretimit dhe zbulimit të informacioneve të vlefshme nga dataset të mëdha. Përdoret për të gjetur tendenca, marrëdhënie, dhe përvoja që ndihmojnë në marrjen e vendimeve të informuara dhe strategjitë e biznesit.

  Kohëzgjatja: 9 javë / 32 orë

  Pjesëmarrja: 2 hërë/javë

Kompetencat

Në përfundim të trajnimit, kursanti do të jetë i aftë të:

  • Zhvillojë analiza të dhënash duke përdorur mjetet më të përhapura në industri.
  • Krijojë raporte dhe vizualizime që ndihmojnë në interpretimin e rezultateve.
  • Aplikoje metoda statistike dhe algoritme për nxjerrjen e njohurive nga të dhënat.

Certifikimi

Pas përfundimit me sukses të trajnimit, pajiseni me certifikatë të licencuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Internship

Për të gjithë pjesëmarrësit që kanë përfunduar me sukses trajnimin:

Pas përfundimit të trajnimit, fitoni të drejtën për t'u përfshirë menjëherë në programin tonë të internship-it. Gjatë këtij programi, do të punoni në grup mbi një projekt real, duke u mentoruar nga stafi ynë me përvojë, duke ndjekur një strukturë pune bashkëpunuese dhe profesionale.

Për studentët, në ndjekje të universitetit, garantohet Praktika Mësimore dhe plotësimi i të gjitha dokumenteve të nevojshme nga institucioni juaj arsimor, duke respektuar afatet zyrtare dhe kërkesat përkatëse

Nëse keni nevojë për të zhvilluar praktikën mësimore të kërkuar nga universiteti apo departamenti juaj, ky internship mund të shërbejë edhe për këtë qëllim.

Karriera

Pas përfundimit të trajnimit, kursantët mund të punësohen si analistë të dhënash në kompani të ndryshme ose të angazhohen si profesionistë të pavarur në sektorë të ndryshëm, si marketing, teknologji, financë, shëndetësi etj.

1.Hyrje në Analizën e të Dhënave
  • Konceptet bazë të analizës së të dhënave
  • Rëndësia dhe përdorimet e analizës së të dhënave në industri
  • Mjetet dhe teknikat kryesore të përdorura
2. Hyrje në Bazën e të Dhënave
  • Konceptet themelore të bazave të të dhënave
  • Normalizimi dhe denormalizimi i të dhënave
  • Roli i bazës së të dhënave në analizën e të dhënave
3. Skema Relacionare
  • Çfarë është një skemë relacionare?
  • Hartimi dhe përdorimi i skemave relacionare për organizimin e të dhënave
4. Diagrama ER (Entitet-Relacion)
  • Konceptet bazë të Diagramës ER
  • Krijimi dhe interpretimi i një Diagramë ER
5. SQL Server Management Studio
  • Prezantim dhe përdorim i SQL Server Management Studio (SSMS)
  • Navigimi dhe menaxhimi i bazës së të dhënave në SSMS
6. Hyrje në SQL
  • Konceptet bazë të SQL
  • Kryerja e query-ve të thjeshta: Select, Where
7. Funksionet SQL të Grupimit
  • Përdorimi i funksioneve agregate
  • Group By dhe Having
8. Query me ndërthurjen e disa tabelave
  • Përdorimi i Join-et (Inner Join, Left Join, Right Join, Full Join)
  • Subqueries, Exist/Not Exist, dhe Cases
9. Window SQL Functions
  • Prezantim dhe përdorim i funksioneve të dritareve në SQL
10. Funksionet SQL String
  • Përdorimi i funksioneve për manipulimin e stringjeve (Length, Upper/Lower, Trim/Ltrim/Rtrim, Concate
11. Funksionet matematikore
  • Përdorimi i funksioneve matematikore në SQL
12. Funksionet Date-Time
  • Manipulimi dhe analizimi i të dhënave Date-Time në SQL
13. View dhe Indexe
  • Krijimi dhe përdorimi i Views
  • Indexe për përmirësimin e performancës
14. Analizë e të Dhënave Duke Përdorur SQL
  • Zbatimi i njohurive për të kryer analizë të përparuar të të dhënave
15. Vizualizimi i të Dhënave
  • Prezantimi i të dhënave të analizuara në forma vizuale
  • Mjetet kryesore për vizualizimin e të dhënave
16.Përdorimi i Tableau për vizualizimin e të dhënave
  • Krijimi i dashboards dhe raporteve me Tableau
17. Zbatimi i Njohurive në Projekte Real-World
  • Punë në projekte praktike që simulojnë situata të botës reale

Trajnime të Ngjashme

Cyber Security

Cyber Security

Siguria kibernetike është mbrojtja e sistemeve dhe të dhënave nga sulmet dhe rreziqet në botën dixhitale. Përdorimi i teknologjisë, praktikave dhe politikave për të parandaluar shkeljet dhe për të ruajtur privatësinë dhe integritetin e informacionit.

  2 hërë/javë   44 orë
Mëso më Shumë
LINUX

LINUX

Bëhu një adminsrtator serveri me bazë Linux! Trajnimi ka si qëllim të japë bazat dhe njohuri specifike për sistemet e operimit Linux/ Unix që përdoren në ambjentet e punës. Në fokus te trajnimit është mirëmbajtja e aplikacioneve dhe platformave të ndryshme në servera Linux. Pjesëmarrësit do të përfitojnë njohuri teknike bazë për të qënë në gjendje të marrin përgjegjësi të veçantë brenda një ekipi administratorësh serveri me bazë Linux.

  2 hërë/javë   32 orë
Mëso më Shumë
Microsoft Office

Microsoft Office

Office 365 është një platformë që ju mundëson bizneseve të vogla e të mesme të thjeshtojnë dhe transformojnë punët, fuqizojnë komunikimin dhe ndërveprimin. Përmirësoni produktivitetin nëpërmjet aplikacioneve MS Office dhe aftësive për menaxhimin e tyre, përmes një shërbimi të vetëm të integruar. Office 365 ofron një zgjidhje të vetme teknologjike të integruar në sistem. Fokusi i ketij trajnimi eshte te fitoni kompetencat e duhura ne Microsoft Office për të automatizuar shumë nga detyrat e kryera në një zyrë tipike

  2 hërë/javë   32 orë
Mëso më Shumë